VIDEO/ Sulm me thikë ndaj trajnerit dhe peshëngritësit të kombëtares, Federata publikon pamjet dhe emrin e autorit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 20:10

VIDEO/ Sulm me thikë ndaj trajnerit dhe peshëngritësit të kombëtares, Federata publikon pamjet dhe emrin e autorit

Federata Shqiptare e Peshëngritjes ka denoncuar me video një ngjarje të rëndë që ka ndodhur vitin e kaluar kur një trajner ka tentuar të sulmojë me thikë delegacionin e saj sportiv para nisjes për një turne në Bosnjë Hercegovinë.

aaaa sulmi

Në video shihet momenti i sulmit që një trajner peshëngritje i ka bërë shefit të delegacionit në Tiranë, ndërsa bëhet e ditur se këto pamje do t’i serviren autoriteteve që vazhdojnë hetimet për çështjen në fjalë.

POSTIMI I FEDERATËS

“Në këtë status do të gjeni videon e Z.Dashamir Caika duke sulmuar dhe dhunuar me thikë trajnerin e Ekipit Kombëtar Z.Bashkim Nikolla dhe sportistin e tij Z.Bekim Gripshi.

Në atë aktivitet Z.Bashkim ka qenë shef i delegacionit për aktivitetin në Bosnje. Pasi Z.Dashamir ka kërkuar të jetë pjesë e këtij aktiviteti me sportistë që nuk e meritonin dhe federata e ka kundërshtuar këtë kërkesë.

Z.Dashamir ka sulmuar me thikë Bashkim Nikollën dhe Bekim Gripshin duke menduar se Z.Nikolla ka refuzuar kërkesën e tij.

Bëjmë me dije opinionin publik se këto video do të paraqiten ditën e hënë në Prokurori dhe u kërkojmë organeve të drejtësisë të marrë masa për sa i përket kësaj çështjeje tejet serioze.

Bëjmë me dije Z.Rakip Suli në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Kamëz, Komitetin Olimpik dhe Presidentin e saj Z. Fidel Ylli dhe organet kompetente për këtë çështje.

Këta njerëz dhunues, të inkriminuar dhe dashakeqë të heqin duart nga sporti dhe vendi ynë”, shkruhet në deklaratën e Federatës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"