VIDEO/ “Special One” i kërkon autograf tenistit serb, Xhokoviç: Murinjo është një nga trajnerët më të mëdhenj në histori!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2023 | 16:42

VIDEO/ “Special One” i kërkon autograf tenistit serb, Xhokoviç: Murinjo është një nga trajnerët më të mëdhenj në histori!

Tenisti serb Novak Xhokoviç ka takuar trajnerin Zhoze Murinjo i cili ishte në “Foro Itálico” këtë të premte për të parë ndeshjen e raundit të dytë të “Masters 1000” në Romë. Murinjo e takoi në zonën e pushimit të lojtarëve teksa i kërkoi serbit të firmoste kapelën që kishte vendosur në kokë.Collage Maker-13-May-2023-04-30-PM-4559

“Unë e kam takuar disa herë në të kaluarën, ai më ka shikuar duke luajtur në Londër, veçanërisht në finalet e ATP kur u mbajtën atje. Murinjo është një tifoz i madh i tenisit, sigurisht dhe një nga trajnerët më të mëdhenj të futbollit që kemi jo vetëm sot, por në histori. Jam shumë i kënaqur që vjen për të parë ndeshjet e mia.

Ai është një person shumë i mirë dhe shumë i sjellshëm me mua. Shpresoj që mund t’ia kthej nderin dhe të shkoj të shoh ekipin e tij Romën kur ai është duke e stërvitur. Kur drejtonte Real Madridin, e kam parë disa herë. “The Special One” erdhi të më shohë, kështu që jam shumë i lumtur”, tha Xhokoviç në një konferencë për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"