VIDEO/ Skandal në Serbi, trajneri që gjykohet për krime lufte rrah lojtarin e tij gjatë ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2023 | 21:59

VIDEO/ Skandal në Serbi, trajneri që gjykohet për krime lufte rrah lojtarin e tij gjatë ndeshjes

Ndeshjet e futsallës në Serbi kanë prodhuar këtë javë një ngjarje të rëndë nga një personazh i cili është bërë protagonist në fakt për akuzat që ka marrë si pjesëmarrës në krimet e luftës në vitet ’90.

sdffsdfsdfdsfdfsdfsdf

Në ndeshjen e Ligës së Parë, SAS nga Zrenjanini fitoi me shifrat 6-4 në transfetë ndaj FON Banjicës, por gjithçka kaloi në plan të dytë nga sjellja e trajnerit mik, Milivoj Batinica.

Në fundin e pjesës së parë, pas një përplasje me një lojtar të tijin, ai e tërhoqi nga fanella dhe e goditi në qafë dhe në kokë. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë që të qetësonin trajnerin serb.

Batinica është një personazh i njohur për sjellje të tilla, por edhe për faktin se prej vitesh po gjykohet për krime lufte në Bosnjë Hercegovinë. Ai dyshohet se ka marrë pjesë në vrasjen e të burgosurve boshnjakë në Kravicë afër Srebrenicës në vitin 1995 si pjesëtar i Brigadës së Policisë Speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme asokohe,.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"