VIDEO/ Shmanget tragjedia në Moto GP! Rrëzime të frikshme dhe grushte në garën e Le Mansh

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2023 | 23:46

VIDEO/ Shmanget tragjedia në Moto GP! Rrëzime të frikshme dhe grushte në garën e Le Mansh

Gara e Le Mansh në Moto GP është shënuar në situata të pazakonta që kanë ndodhur në xhiron e saj të 6, me rrëzime të frikshme, grushte mes plotëve dhe një moment që mund të kthehej në një tragjedi të vërtetë.

sdfsdfsdfsdf

Fillimisht ishin Banjaia dhe Vinales që u përplasen me njëri-tjetrin, ndërsa mbanin dy vendet e para në garë. Pilotët dolën nga pista dhe menjëherë ishte Vinales i cili iu kthye italianit duke e kritikuar, me këtë të fundit që nuk ngurroi ta shtynte me forcë, duke detyruar komisarët e pistës që të ndërhynin për t’i ndarë.

dfgdfdffgd

Pak çaste më vonë, ishte një tjetër përplasje mes Luka Marini dhe Aleks Markez, Ky i fundit rrezikoi seriozisht jetën pasi gjithçka ndodhi në pjesën e drejtë dhe ai ra në mes të pistës. Motorët vinin me shpejtësi marramendëse dhe për pak u mendua më e keqja për pilotin spanjoll i cili u largua si mundi këmbë dorazi për të shmangur përplasjen.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"