VIDEO/ Sharjet në shqip, shikoni shpërthimin e Ernest Muçi ndaj trajnerit serb që nuk e preferonte për shkak se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 17, 2023 | 22:47

VIDEO/ Sharjet në shqip, shikoni shpërthimin e Ernest Muçi ndaj trajnerit serb që nuk e preferonte për shkak se…

Talenti shqiptar, Ernest Muçi, nuk u përmbajt mbrëmjen e djeshme, teksa shpërthue në sharje në momentin e realizimit. 22-vjeçari i dhuroi 1 pikë skuadrës së tij në duelin ndaj Piast Glivices. Goli i tretë në Ekstraklasa për Muçin dhe i pesti duke përfshirë edhe rrjetat europiane. 

14444

Në momentin e shënimit, në mimikën e Muçit dallohen qartazi sharjet në shqip të adresuara drejt trajneri kundërshtar, serbit Aleksander Vukovic. Me të cilin ka punuar më parë te Legia. 44-vjeçari nuk e preferonte sulmuesin për shkak të faktit që është shqiptar. Ai drejtoi Legian si trajneri i parë nga sezonin 2019 deri në 2022, ndërkohë që më pas mori drejtimin e Piast-it. 

Muçi u hakmor ndaj tij, duke i hequr nga duart fitoren me një gol të bukur, edhe pse skuadra e tij ishte me 10 lojtarë. Në fund disa sharje në gjuhën shqip si përshëndetje…  

SHIKONI VIDEON

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"