VIDEO/ Sevilja është e pathyeshme në finalen e Ligës së Europës! Trofeu i 7 vjen me penallti përballë Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 1, 2023 | 1:00

VIDEO/ Sevilja është e pathyeshme në finalen e Ligës së Europës! Trofeu i 7 vjen me penallti përballë Romës

Sevilja është shpallur fituese e Ligës së Europës për herë të shtatë në historinë e saj, duke u konfirmuar e pathyeshme në finalet e këtij turneu. Spanjollët këtë herë kanë triumfuar me penallti përballë Romës, në një sfidë dramatike deri në sekondën e fundit.

bandicam 2023-05-31 20-58-16-204

Italianët ishin ata që luajtën më mirë në pjesën e parë dhe gjetën golin me anë të Dibala, teksa në fund të fraksionit të lojës u shpëtuan nga shtylla. Në pjesën e dytë me aktivizimin e Suso dhe Lamela, Sevilja u ngjall dhe gjeti barazimin i cili në fakt erdhi vetëm me autogolin e Mançinit.

Më pas, skuadrat u treguan më të kujdesshme duke mos lejuar shumë hapësira, ndërsa kishte dy ndërhyrje nga VAR për penallti nga të dy krahët. 90 minutat u mbyllën pa gola të tjerë, ashtu si shtesat e ndeshjes, me një traversë të goditur nga Smalling në minutën e 131-të.

Kështu, për të shpallur fituesin u deshën gjuajtjet nga pika e bardhë ku gabimet e Mançini dhe Ibanjez i dorëzuan praktikisht Seviljes trofeun, me heroin e Argjentinës, Montiel, i cili ashti si në Botëror goditi penalltinë vendimtare.

SEVILJA-ROMA 1-1
55′ (ag) Mançini / 35′ Dibala

PENALLTITË 4-1

Montiel gol – Sevilja-Roma 4-1

Montiel e pritur por duhet përsëritur – Sevilja-Roma 3-1

Ibanjez shtyllë – Sevilja-Roma 3-1

Rakitiç gol – Sevilja-Roma 3-1

Manccini e pritur – Sevilja-Roma 2-1

Lamela gol – Sevilja-Roma 2-1

Kristante gol —Sevilja-Roma 1-1

Okampos gol – Sevilja-Roma 1-0

NGJARJET KRYESORE

120’+12’ Mbyllet ndeshja pa fitues me barazimin 1-1, tani radhën e kanë penaltitë.

120’+11’ Pas zhvillimit të një goditje këndi, Smalling gjuan me kokë, por sfera përfundon në pjesën e sipërme të traversës.

120’+0′ Okampos ndëshkohet edhe ai me të verdhë.

120’+9’ Edhe Fernando nuk vazhdon dot më dhe vendin e tij e merr Jordan.

120’+7’ Markao merr vendin e Gudelj të dëmtuar, i cili u desh të mjekohej në fushë për 3 minuta.

120’+3’ Edhe Montiel ndëshkohet me karton të verdhë.

120’ Jepen 6 minuta shtesë.

120’ Bove merr vendin e Maticç i cili nuk mund të luajë më për shkak dëmtimi.

119’ Murinjo nuk kursehet ndaj stolit të spanjollëve dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

115’ Lamela hyn në zonë dhe tenton portën, sfera ndalet nga Smalling i cili i bllokon korridorin drejt katërkëndorit.

109’ Lamela ndëshkohet me karton të verdhë pasi godet me bërryl në një dyluftim Ibanjez.

106’ El Sharaui dhe Jorente marrin vendin e Spinacola dhe Pelegrini në radhët e Romës.

105’+2’ Mbyllet pjesa e parë shtesë pa gola të tjerë.

105’ Jepen 2 minuta shtesë.

105’ I verdhë edhe për Zalevskin pas një faulli në mesfushë.

100’ Shumë luftë në këto minuta në mesfushë, por me skuadra më të mbledhura në mbrojtje duke mos lejuar hapësira për të gjuajtur në portë.

93’ Telles dhe Navas i lënë vendin në fushë Montiel dhe Rekik në radhët e Seviljes.

91’ Zalevski merr vendin e Çelik në rifillimin e ndeshjes.

90’+6’ Mbyllet në barazim sfida, duke çuar skuadrat në kohët shtesë për të përcaktuar fituesin.

90’+5’ Gjuajtje e fortë e Suso nga distanca,. sfera ndalohet me vështirësi nga Rui Patricio ndërsa më pas është Fernando i cili gjuan jashtë.

90’+1’ Suso hedh një harkim perfekt në zonë për En Nesiri i cili gjuan me kokë, por kalon topin mbi traversë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

86’ Gjuajtje e fortë e Suso nga distanca, sfera devijohet jashtë nga Ibanjez.

83’ Goditje dënimi e shpejtë e Romës, topi shkon nga Pelegrini te Beloti i cili gjuan por Bono bën devijimin e lehtë për ta çuar sferën jashtë,

82’ Tani është Roma që kërkon penalti, pas një prekje me dorë të topit nga Fernando pas harkimit të Matiç. Gjyqtari dëgjon këshillimin nga VAR dhe pastaj bën shenjë që nuk ka gjuajtje penallti.

75’ Penallti e anuluar për Seviljen. Okampos hyn në zonë dhe Ibanjez e ndalon në mënyrë të gabuar. Gjyqtari bën shenjë nga pika e bardhë dhe pastaj ftohet të verifikojë në VAR. Ai sheh pamjet dhe anulon gjuajtjen nga pika e bardhë.

75’ Abraham i lë vendin në fushë Belotit në radhët e Romës.

74’ Çelik ndëshkohet me karton të verdhë pasi ndalon në mënyrë të parregullt Telles.

68’ Mbyllet ndeshja e Dibala, i cili i bën vend në fushë Vijnaldum.

67’ Pas një goditje dënimi të Romës, topi përfundon te Abraham i cili sheh devijimin e tij të ndalet nga Bono, ndërsa më pas Ibanjez gjuan në mënyrë krejtësisht të gabuar jashtë.

66’ Rakitiç dhe Kristante ndëshkohen me të verdhë, i pari për një faull dhe i dyti për protesta pasi kërkonte të kuq.

63’ Pelegrini provon me një goditje dënimi, me topin që harkohet në zonë për Smalling, por gjuajtja e tij nuk shqetëson Bono.

55’ GOOOL SEVILJA! Pas një harkimi nga e djathta është Mançini i cili devijon në mënyrë të pafat në portën e tij duke barazuar shifrat.

52’ Telles merr një top të mirë nga Lamela në krah dhe gjuan, sfera kalon mbi traversë.

46’ Sevilja nis pjesën e dytë me aktivizimin e Suso dhe Lamela në vend të Torres dhe GIl, në hije në fraksionin e parë të lojës.

45’+7′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e Romës. 

45’+5’ Gjuajtje shumë e fortë nga distanca e Rakitiç, me Rui Patricion i cili sheh topin të ndalet nga shtylla në të majtën e tij.

45’ Jepen 7 minuta shtesë në fund të pjesës së parë.

45’ Pelegrini ndëshkohet me karton të verdhë, pasi rrëzohet në zonën kundërshtare. Simulim i kapitenit të Romës.

44’ Harkim interesant në zonën e Romës për Fernando i cili gjuan me kokë, por çon sferën mbi traversë.

39’ Harkim në zonë për En Nesirin, gjuajtja e tij me kokë nuk shqetëson shumë Rui Patricion i cili mbërthen sferën.

35’ GOOOL ROMA! Dibala merr një top të artë nga Mançini dhe pasi shfaqet para portës nuk gabon. 0-1

31’ Ka një vëzhgim të VAR për një largim të topit në zonë nga Gudelj i cili godet edhe në kokë Abraham. Për gjyqtarin nuk ka limitet e penalltisë, pasi mbrojtësi prek fillimisht topin.

21’ Matiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli në mesfushë ku ai kërcen me bërrylin lart.

11’ Mundësia e parë e mirë e ndeshjes është në këmbët e Spinacolas i cili gjuan nga një pozicion ballor, por gjen përgjigjen e Bono.

6’ Ashtu siç pritej, Sevilja ka më shumë kontrollin e topit që në minutat e parë, me Romën që për momentin bllokon çdo hapësirë para zonës.

1’ Nis takimi në Budapest.

FORMACIONET ZYRTARE

asdsasdasdasdasdasda

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"