VIDEO/ Rumania shpartallon Ukrainën, portieri Lunin i dhuron fitoren rumunëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2024 | 16:56

VIDEO/ Rumania shpartallon Ukrainën, portieri Lunin i dhuron fitoren rumunëve

Rumania ka mposhtur me rezultatin e pastër 3-0 kombëtaren e Ukrainës, ndeshje e vlefshme për Grupin E të Kampionatit Europian 2024.

Capture

Një fitore bindëse e rumunëve që në fakt u ndihmuan edhe nga 2 gafat e portierit të Real Madrid, Lunin, i cili ndoshta zhvilloi ndeshjen më të dobët të karrierës së tij. Gjithçka filloi në minutën 29-të, ku Stançiu shënoi ndoshta golin më të bukur të Europianit deri më tani. Marin dyfishoi shifrat në minutën e 53-të të pjesës së dytë dhe më pas ishte Dragush ai që i vuri “kapakun” 4 minuta më vonë për shifrat përfundimtare 3-0.

Rumania do të zhvilloi ndeshjen e ardhshme kundër Belgjikës më 22 qershor, kurse Ukraina do të përballet me Sllovakinë me 21 qershor.

WhatsApp Image 2024-06-17 at 17.28.53

RUMANI 3-0 UKRAINË

29′ Stançiu, 53′ Marin, 57′ Dragush

NGJARJET KRYESORE

90+4′ Mbyllet takimi, fitojnë rumunët.

90′ Gjyqtari akordon 4 minuta shtesë.

86′ Tjetër zëvendëwsim në radhët e rumunëve, del nga fusha Staniçu dhe futet Raçovitan.

83′ Zëvendësim në radhët e ukrainasve, del nga fusha Sudakov dhe futet Malinovski.

79′ Marin ndëshkohet me karton të verdhë.

75′ 2 zëvendësime në radhët Rumanisë, del nga fusha e lojës Marin dhe Dragush në vendin e Rush dhe Pushkash.

70′ Jarmelenko provon gjuajtjen nga goditja e dënimit por ndalet në murin mbrojtës.

67′ Konoplia ndëshkohet me karton të verdhë.

63′ Ukrainasit ndryshojnë lojtarët me shpresën e kthimit të rezultatit, dalin nga fusha Stepanenko, Shaparenko, Tsygonkov dhe hyjnë Brazhko, Jarmençuk, Jarmolenko.

62′ Rumunët freskojnë ekipin, dalin nga fusha Man dhe Koman dhe vendin e tyre e marrin Haxhi dhe Mihaila.

57′ GOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Nuk kanë të ndalur rumunët, Man driblon të gjithë në zonë dhe pason për Dragush që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të realizojë. (VIDEO)

53′ GOOOOOOOOOOL RUMANIA! Një goditje tokazi e Marin nga jashtë zone bëhet e pakapshme për portierin Lunin me këtë të fundit që tregohet naiv dhe i dhuron një tjetër gol rumunëve. (VIDEO)

49′ Ukraina direkt në sulm, Sudakov provon goditjen nga distanca por gabon krejtësisht.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë, rumunët kryesojnë.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

40′ Rumunët e kanë përgatitur ndeshejen në mënyrë të shkëlqyer, presin mbrapa për gabimet e kundërshtarit dhe nisin kundërsulmet.

33′ Ukrainasit vazhdojnë e tregohen të rrezikshëm por nuk janë të qartë në momentin final.

28′ GOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Lunin bën një gabim fatal duke e pasuar topin gabim te kundërshtari, Stançiu godet një “predhë” nga distanca dhe e dërgon topin në trekëndësh. (VIDEO)

23′ Vazhdojnë tani rumunët të futen në lojë dhe të tregohen më të rrezikshëm.

18′ Skuadrat janë duke studiuar njëra-tjetrën, akoma nuk kemi parë një gjuajtje të rrezikshme nga ana e secilës skuadër.

13′ Kundërsulm i shpejtë nga ukrainasit, Tsigankov merr krahun e djathtë dhe i drejtohet fundores, provon krosimin në zonë por topi devijohet dhe shkon në duart e portierit Nita.

10′ Qarkullime të shumta të topit nga Ukraina, që duken më kërkues për golin.

8′ Kundërpërgjigjen rumunët, Dragush tenton goditjen nga distanca por ajo është qëndrore dhe Lunin pret pa probleme.

6′ Janë përsëri ukrainasit që tregohen të rrezikshëm, Sudakov provon gjuajtjen nga jashtë zone por mbyllet nga mbrojtja rumune.

1′ Mudrik përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të skuadrës me një pasim në zonë, por njëri nga lojtarët mbrojtës reagon mirë dhe largon topin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTAREgzjSONI SALIHI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"