VIDEO/ PSG nuk gabon në Champions, i mjafton një pjesë loje ndaj Dortmundit për tre pikët e para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2023 | 22:52

VIDEO/ PSG nuk gabon në Champions, i mjafton një pjesë loje ndaj Dortmundit për tre pikët e para

PSG është konfirmuar sot si skuadra pretendente për të fituar Grupin F në Ligë e Kampioneve pasi ka siguruar një fitore të rëndësishme 2-0 përballë Borusia Dortmund në ndeshjen e parë.

psg dortmund

Në një sfidë me shumë rivalitet, vendasit kishin kontrollin e lojës, por nuk arritën të shfaqeshin shumë herë rrezikshëm para portës së gjermanëve. Por nisja e pjesës së dytë u zgjidhi ndeshjen pas një penalltie të transformuar saktësisht nga Mbape. Goli që erdhi pak minuta më vonë nga Hakimi vulosi shifrat 2-0 të sfidës edhe pse parisienët kishin mundësi të tjera për të shënuar deri në fundin e takimit.

PSG 2-0 DORTMUND
47′ (p) Mbape, 58′ Hakimi

GOLI I HAKIMI VIDEO

GOLI I MBAPE VIDEO

Rasti i Vitinjës (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE:

4545645

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"