VIDEO/ “Poker”, super Milinkoviç-Saviç dhe asist i Elseid Hysaj! Lacio hedh “KO” ish-skuadrën e Rei Manajt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2022 | 14:48

VIDEO/ “Poker”, super Milinkoviç-Saviç dhe asist i Elseid Hysaj! Lacio hedh “KO” ish-skuadrën e Rei Manajt

Lacio ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj ish-skuadrës së Rei Manajt, Specian në stadiumin “Olimpico”, e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A italiane.

ROMANJOLI LUIS ALBERTO

Në fillim të takimit, ekzaktësisht në minutën e 3′, ishte Çiro Imobile, i cili ka humbur mundësinë e golit të parë me penallti.

Goli i parë u shënua nga Zakanji në minutën e 12′.

Goli i dytë u shënua nga ish-kapiteni i Milanit, Alesio Romanjoli në minutën e 24′.

Goli i tretë dhe i katërt u realizua nga Sergej Milinkoviç-Saviç, respektivisht në minutat 61′ dhe 90+1′.

Këtë takim ishte protagonist edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysai, i cili dhuroi asistin e golit të katërt të bardhekaltërve me autor serbin, Milinkoviç-Saviç.

Me këtë sukses, Lacio ngjitet në vendin e 3 me 17 pikë, ndërsa Specia renditet në vendin e 12 me 8 pikë.

-GOLI I DYTË I MILINKOVIÇ-SACVIÇ DHE ASISTI I ELSEID HYSAJ

-GOLI I PARË I MILINKOVIÇ-SAVIÇ

-GOLI I ROMANJOLIT

-GOLI I ZAKANJI –

-PENALLTIA E HUMBUR NGA IMOBILE

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"