VIDEO/ Pezullim dhe gjobë nga PSG, Mesi shfaqet serioz para kamerës: Sinqerisht mendoja se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 6, 2023 | 0:00

VIDEO/ Pezullim dhe gjobë nga PSG, Mesi shfaqet serioz para kamerës: Sinqerisht mendoja se…

Lionel Mesi dhe PSG janë tashmë “të ndarë në shtëpi”. Arsyeja ishte udhëtimi i tij në Arabinë Saudite, duke mos u paraqitur në stërvitje me klubin, gjë që i kushtoi argjentinasit një pezullim dyjavor nga skuadra pa u paguar.

sadsddssa

Një masë disiplinore që ka trazuar shumë situatën te PSG, por edhe ka njollosur figurën e argjentinasit. Ky i fundit, me një postim në rrjetet sociale, ka dashur të tregojë versionin e tij të ngjarjeve. Ai u shfaq në një video i veshur serioz me xhaketë, duke i kërkuar falje të gjithëve për sjelljen e tij.

“Dua t‘u kërkoj falje shokëve të mi dhe klubit. Sinqerisht mendoja se do të kishim një ditë pushim pas ndeshjes, ashtu si zakonisht, kisha organizuar udhëtimin dhe nuk mund ta anuloja. E kisha bërë një gjë të tillë në të kaluarën. Unë jam këtu, në pritje të asaj që do të vendosë klubi”, ishte ndjesa publike e futbollistit me postimin e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"