VIDEO/ Përkeqësim i gjendjes shëndetësore dhe thyerje brinjësh, Markez humbet garën e Holandës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 25, 2023 | 10:47

VIDEO/ Përkeqësim i gjendjes shëndetësore dhe thyerje brinjësh, Markez humbet garën e Holandës

Mark Markez u përfshi ditën e djeshme në një aksident në MOTO GP, ku gjatë provave ai u aksidentua me Enea Bastianinin, duke i dhënë një goditje nga mbrapa me motor. Nga aksidenti, ka qenë pikërisht Markez ai i cili ka humbur më shumë duke qenë se ka pësuar dëmtime serioze.

markez

Markez që u rikthye vetëm pak ditë më parë nga një dëmtim në Gjermani, ka thyer brinjën e gjithashtu ka ndrydhur dhe ka thyer gishtin. Kjo ka bërë që spanjolli të tërhiqet nga gara e Asen në Holandë për shkak të kushteve shëndetësore të rënduara. Diçka të tillë e ka konfirmuar vetë Markez me anë të një postimi në profilin e tij në “Instagram:.

Siç e dini, unë nuk erdha gati 100% në Asen. Përveç gishtit të ndrydhur dhe të thyer, ata panë se kisha edhe një brinjë të thyer e cila më shkaktoi shumë dhimbje. Sot në mëngjes u zgjova me shumë dhimbje dhe pasi u kontrollova me ekipin mjekësor, vendosëm të mos garonim sot për të parandaluar që ajo të përkeqësohet dhe të mund të shërohem në javët e ardhshme. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, shkruan Markez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"