VIDEO/ Partizani shpallet kampion! Të kuqtë bëjnë detyrën duke lënë Teutën jashtë Europës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 23:54

VIDEO/ Partizani shpallet kampion! Të kuqtë bëjnë detyrën duke lënë Teutën jashtë Europës

Partizani është shpallur kampion për herë të 17 në historinë e vet. Të kuqtë kanë mundur me shifrat 2-0 ekipin e Teutës dhe kanë siguruar trofeun e radhës duke mbyllur këtë kampionat në vendin e parë, falë rezultateve në sfidat direkte me Tiranën.

bandicam 2023-05-29 18-02-35-220

Të kuqtë kanë dominuar plotësisht ndeshjen vendimtare, duke kërkuar me ngulm një gol që e gjetën vetëm në fundin e pjesës së parë me Rrapajn, pas disa tentativave të ndalura nga Qirko.

Në pjesën e dytë kishte pak futboll dhe shumë vonesa loje, që bënë që të mos kishte as momente të rëndësishme para portave deri në fund të sfidës. Në shtesë ishte Cara i cili shënoi golin e 2-0, ndërsa më pas Kallaku humbi penalltinë në anën tjetër.

Kështu, sfida u mbyll me shifrat 2-0 dhe i dha trofeun e radhës Partizanit, ndërsa pa Teutën t’i jepte lamtumirën ëndrrave për të luajtur në Europë.

PARTIZANI-TEUTA 2-0
39′ Rrapaj, 90’+7′ Cara

NGJARJET KRYESORE

90’+11′ Mbyllet ndeshja me fitoren 2-0 të Partizanit. 

90’+9’ Penallti për Teutën, pas një rrëzimi në zonë. Kallaku gabon nga pika e bardhë pasi gjuajtja e tij pritet nga Rexhepi.

90’+7’ GOOOL PARTIZANI! Cara shfaqet i vetëm para portierit dhe këtë herë kalon Demën duke dyfishuar shifrat.

90’+5’ Kurti hyn në fushë në vend të Markut në radhët e Teutës.

90’+2’ Buxhelaj dhe Mba tentojnë portën, por sfera devijohet jashtë në këndore.

90′ Jepen 9 minuta shtesë.

89’ Tymueset e tifozëve të Partizanit bëjnë të pamundur vazhdimin e ndeshjes derisa të pastrohet pamja.

87’ Cara ia del të kalojë një mbrojtës dhe hyn në zonë, por i vetëm përballë Demës ndalet nga portieri.

82’ Cara dhe Sota hyjnë në fushë në vend të Maget dhe Da Silva.

80’ Dema merr vendin e Qirkos, ndërsa aktivizohen edhe Daci e Çyrbja në radhët e Teutës në vend të Beqjes dhe Grudës.

75’ Qirko kërkon zëvendësim, pas një hedhje për të ndalur një top që po shkonte në fundore.

73’ Hadroj lë fushën e lojës te Partizani, për t’i bërë vend Buxhelajt.

70’ Harkim i Da Silva me një goditje dënimi nga e majta, topi shkon direkt e në duart e Qirkos.

69’ Gjinollari merr vendin e Kuros, i cili ka shfaqur probleme fizike.

67’ Tashmë ka vetëm ndërprerje të vazhdueshme të lojës për dëmtime dhe asnjë gjuajtje në portë.

61’-63′ Ndeshja ndërpritet për shkak të gjendjes shëndetësore të një prej tifozëve të Partizanit. Kërkohet edhe ndërhyrja e ambulancës që shkon me shpejtësi drejt zonës ku është tifozi i shtrirë. Ambulanca përshkon fushën por pastaj kthehet përsëri pasi situata e tifozit është normalizuar.

55’-57’ Qirko kërkon ndihmën e stafit mjekësor, me lojën që ndalet disa minuta për t’i ardhur në ndihmë gardianit të durrsakëve.

56’ Harkim nga e djathta për Maget në shtyllën e dytë, gjuajtja e tij me kokë përfundon në duart e Qirkos.

53’ Kallaku tenton të rihapë ndeshjen me një goditje dënimi të ekzekutuar direkt në portë, Rexhepi kontrollon në dy kohë.

46′ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa zëvendësime.

45’+3’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Partizanit që me këtë rezultat e sheh veten kampion.

45’+1’ Gjuajtje e Maget nga jashtë zonës, Qirko grushton e më pas largon mbrojtja.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

39’ GOOOL PARTIZANI! Shumë e thjeshtë për Rrapajn i cili depërton në zonë nga e majta dhe pasi shmang edhe Qirkon çon topin në rrjetë.

38’ Shtylla shpëton Teutën pas një depërtimi në qendër të Mba, i cili i vetëm para Qirkos gabon përsëri shënjestrën.

30’ Mbrojtja e Teutës rri në vend dhe sheh Rrapajn të kalojë, por gjuajtja e mesfushorit ndalet përsëri nga Qirko.

26’ Portieri këtë herë bllokon një gjuajtje të Mba nga e djathta.

25’ Goditje në hyrje të zonës e Da Silvës, Qirko është përsëri i pakalueshëm.

22’ Maget hyn në zonë në krahun e majtë, por pas një ndërhyrje të mbrojtësve rrëzohet. Hamiti sinjalizon për simulim dhe ndëshkohet me karton të verdhë mesfushorin.

18’ Harkim interesant i Hadrojt nga e djathta, Murataj me kokë nuk arrin të çoje sferën në rrjetë.

15’ Mba hyn në zonë nga e majta dhe gjuan, sfera përfundon jashtë.

12’ Tjetër harkim në zonë dhe përsëri Qirko ndal një gjuajtje të Da Silvës, me mbrojtjen durrsake e cila më pas largon topin.

11’ Qirko bën mrekullinë pas një goditje këndi pasi ndal dy herë gjuajtjet e Da Silva.

9’ Kallaku vë në provë Rexhepin me një goditje dënimi, teksa portieri bllokon jo pa vështirësi.

7’ Atanaskoski tenton të bëjë befasinë me goditje dënimi, pa gjetur portën e miqve.

4’ Rrapaj nga e majta tenton të gjejë golin në shtyllën e dytë, por nuk ka shënjestrën e duhur dhe as Da Silva nuk devijon dot topin në rrjetë.

1’ Nis dueli në :Arenën e Demave”.

FORMACIONET ZYRTARE:

Partizani: Rexhepi, Atanaskoski, Telushi, Preka, Maget, Rrapaj, Matondo, Murataj, Hadroj, Mba, Da Silva.
Trajner: G. Colella

Teuta: Qirko, Qaqi, Goxha, Kotobelli, Marku, Beqja, Kallaku, E. Vila, Kouros, Gruda, L. Vila.
Trajner: E. Martini

ARBITËR: Eldorjan Hamiti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"