VIDEO/ Partizani nuk ndal vrullin e kreut, mund Teutën në Durrës dhe tenton arratinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 2, 2023 | 0:16

VIDEO/ Partizani nuk ndal vrullin e kreut, mund Teutën në Durrës dhe tenton arratinë

Partizani ka dhënë sot sinjalin e një tentative arratie në kreun e Superiores, pasi ka mundur me shifrat 2-0 Teutën në Durrës duke u shkëputur paksa nga Tirana e cila luan të dielën.

teuta partizani

Skuadra e Kolelës, gjeti shpejt golin me Mba në këtë sfidë dhe më pas u mundua të administronte lojën, duke mbajtur larg portës vendasit. Pritjet e Rexhepit bënë që katërkëndori i të kuqve të mbetej i paprekur, ndërsa Qirko nga ana tjetër u desh të dorëzohej pas gjuajtjes së Hotit në minutat e fundit, e cila vulosi suksesin 2-0.

Kështu, Partizani bën hapin e parë për një arrati të mundshme para fillimit të fazës së fundit të kampionatit, teksa ndal edhe ecurinë e durrsakëve të cilët shpresonin që mund t’i afroheshin zonës së Europës.

TEUTA-PARTIZANI 0-2
10′ Mba, 83′ Hoti

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndesha me fitoren 2-0 tw Partizanit.

90’+4’ Mbrojtja e Teutës lë shumë hapësira në qendër dhe Cara tenton portën i harruar në zonë, por Qirko i mohon golin sulmuesit të të kuqve.

90’+1’ Mensah merr një harkim perfekt në zonë, por gjuajtja e tij me kokë nuk gjen portën e durrsakëve.

90’ Jepen 5 minuta shtesë.

85’ Kuros ka mundësinë që të shënojë shpejt golin për të hapur sfidën, por gjuajtja e tij ndalet nga Rexhepi.

83’ Daci merr vendin e Beqjes më radhët e Teutës.

83’ GOOOL PARTIZANI! Pas një gabimi të mbrojtjes në krahun e majtë, Hoti merr sferën dhe me një gjuajtje të fortë dyfishon shifrat.

82’ Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

80’ Një pasim i gabuar mbrapa i Kotobellit thuajse sjell golin e dytë të të kuqve, por Qirko del dhe largon sfrën para Mensah.

79’ Bilali hyn në fushë në vend të Mba në radhët e Partizanit.

78’ Çyrbja merr vendin e E. Vilës te Teuta.

77’ L. Vila shpërthen në krahun e majtë dhe kalon dy lojtarë, Hadroj i ndërhyn në mënyrë të parregullt duke u ndëshkuar me të verdhë.

73’ Menish ndëshkohet me të verdhë pasi ndal një aksion në mesfushë.

72’ Disa goditje këndi radhazi për Partizanin, por askush nuk ia del të rrezikojë para Qirkos pasi mbrojtësit apo portieri i durrsakëve largojnë rrezikun.

66’ Mensah merr vendin e Selmanit në radhët e Partizanit.

64’ Hoti merr topin në pozicion ballor para zonës dhe lëshon një gjuajtje të fortë, e cila kalon mbi traversën e portës së Qirkos.

60’ Da Silva, Sota dhe Rrapaj i bëjnë vend në fushë Buxhelajt, Carës dhe Hotit në radhët e Partizanit.

57’ Çejku merr vendin e Gjinollarit në fushë në radhët e Teutës.

56’ Mrekulli e Rexhepit i cili me një dalje të shkëlqyer i mohon golin Lorenco Vilës.

55’ Kallaku nis një top të gjatë në thellësi për Grudën, Rexhepi del dhe largon sferën.

52’ Në zhvillimin e një goditje këndi, Beqja me kokë gjuan por nuk gjen portën e Rexhepit.

51’ Gjuajtje e fortë e Hadrojt nga një goditje dënimi, Qirko pret në dy kohë.

51′ Karton i verdhë për Gjinollarin.

46’ Në vijimin e goditjes nga këndi, Jazxhi gjuan me kokë, por gardiani i Partizanit është në pozicion dhe mbërthen topin.

46’ Kallaku lëshon një gjuajtje të fortë nga distanca, Rexhepi në vështirësi e devijon sferën në këndore.

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes pa ndryshime në radhët e këtyre dy ekipeve.

45’+2’ Pjesa e parë mbyllet me avantazhin 1-0 të Partizanit.

45’+1’ Da Silva ndëshkohet me karton të verdhë pas reagimit ndaj kryesorit Xhaja, pas një kontakti ndaj Markut.

45’ Jepet 1 minutë shtesë.

45’ Pas një harkimi në zonë, topi shkon te Kuro i cili gjuan fluturimthi, por Rexhepi shpëton të kuqtë me një devijim vendimtar.

43’ Jazxhi ndëshkohet me karton të verdhë pas ndërhyrjes ndaj Mba.

39’ Gruda niset me shpejtësi drejt zonës, por pas një kontakti me Sotën rrëzohet. Gjyqtari bën shenjë që loja të vazhdojë.

32’ Da Silva nxjerr në zonë Selmanin, por ky i fundit nuk ia del të gjuajë para Qirkos i cili kontrollon sferën.

24’ Një harkim i mirë i Markut nga e djathta gjen Grudën në shtyllën e dytë, por ai nuk kontrollon siç duhet dhe i jep mundësinë mbrojtjes së Partizanit të rimarrë sferën.

20’ Kuro gjuan nga distanca me të majtën, por sfera gjen vetëm rrjetën e jashtme të portës së Rexhepit.

13’ Qirko gabon largimin e topit duke ia dhuruar Rrapajt. Ky i fundit pason te Da Silva i cili gjuan por nuk shenjëstron portën duke humbur mundësinë e artë për të shënuar edh golin e dytë.

10’ GOOOL PARTIZANI! Pas një goditje nga këndi, topi shkon në zonë te Mba i cili gjuan me kokë dhe gjen avantazhin e shpejtë të të kuqve.

6’ L Vila nga e djathta pason në qendër ku gjuan E. Vila në ecje e sipër, por ai nuk ka kontaktin e duhur me topin dhe sfera nuk shkon drejt portës.

3’ Menjëherë një shpërthim i Grudes në krahun e djathtë, pasimi i tij në qendër sheh Hadrojn të largojë sferën në këndore.

1’ FiIlon takimi në “Niko Dovana”.

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Qirko, Jazxhi, Kuro, Marku, Kotobelli, Gjinollari, Beqja, E. Vila, Kallaku, L. Vila, Gruda.
Trajner: E. Martini

PARTIZANI: Rexhepi, Preka, Sota, Menish, Hadroj, Matondo, Murataj, Rrapaj, Da Silva, Selmani, Mba.
Trajner: Xh. Kolela

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"