VIDEO/ Numri 123 eliminon Gjokoviçin, 20-vjeçari italian: Askush nuk më njihte më parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2024 | 8:35

VIDEO/ Numri 123 eliminon Gjokoviçin, 20-vjeçari italian: Askush nuk më njihte më parë

Luka Nardi, në turneun ATP 1000 në “Indian Wells”, mposhti në tre sete numrin 1 të renditjes botërore, serbin Novak Gjokovic me rezultatin 6-4, 3-6, 6-3 dhe kështu fitoi kalimin në fazën e 1/16-ve të turneut në Kaliforni.

nardi djokovic

Menjëherë pas pikës së fitores, italiani, numri 123 në botë, hodhi raketën në tokë dhe ngriti duart në fytyrë me thuajse mosbesim, para se të përshëndeste Gjokoviç. “Kjo është një mrekulli”, – tha Nardi më vonë në një intervistë për “Tennis Channel”. “Unë jam një djalë 20 vjeçar, i 123-i në botë dhe e munda Novakun. Është çmenduri.”

“Para kësaj ndeshje askush nuk më njihte”, tha Nardi, i cili tani do të përballet me amerikanin Tomi Pol në raundin tjetër. “Shpresoj që tifozët të ketë shijuar ndeshjen. Jam shumë i lumtur me këtë rezultat.”

Sportiv i madh edhe nga kampioni i mposhtur, Gjokoviç: “Nardi nuk kishte asgjë për të humbur. Kështu që ai luajti shkëlqyeshëm. Ai e meritonte të fitonte. Unë u befasova më shumë nga niveli im, që ishte vërtet shumë i keq”, – shtoi 36-vjeçari serb.

NDESHJA MES TYRE

Tenisti nga Italia bëhet kështu lojtari me renditjen më të ulët që ka mundur ndonjëherë “Nole”-n në një turne të kësaj kategorie ose në një Slam (rekord i cili deri më tani i përkiste afrikano-jugorit Kevin Anderson, nr.122 kur ai fitoi në Majemi në 2008-n.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"