VIDEO/ Një gabim në fund u jep fitoren kuqezinjve, Tirana mundet nga Shkëndija e Tetovës në miqësore
Tirana ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore përgatitore për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës, ku përballë kishte Shkëndijën e Tetovës, po ashtu një pjesëmarrëse e këtij kompeticioni europian.
Në ndeshjen e zhvilluar sot në Strugë, bardheblutë e nisën me disa emra të rinj në përbërje, si futbollistë të promovuar që në sezonin e kaluar, ashtu edhe me afrime të reja në formacionin titullar.
TIRANA: Selmani, Isuf, Kola, Meta, Mici, Përgjoni, Jaku, Tola, Jonuzi, Haxhiu, Prenga.
Kuqezinjtë e Shkëndijës dominuan ndeshjen, duke krijuar më shumë raste për shënim. Megjithatë, goli i skuadrës tetovare do të vinte vetëm në minutën e fundit, nga Reshat Ramadani, i cili vulosi fitoren 1-0 përballë ekipit të drejtuar nga Bledi Shkëmbi.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"![](https://www.panorama.com.al/sport/wp-content/static/klikoperkepanoramaonline.jpg)