VIDEO/ Një barazim me shije fitoreje, Tirana mbron kreun ndaj Partizanit dhe marshon drejt titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2023 | 0:15

VIDEO/ Një barazim me shije fitoreje, Tirana mbron kreun ndaj Partizanit dhe marshon drejt titullit

Barazim me shije fitoreje. Kështu e sheh Tirana rezultatin 1-1 me të cilin u mbyll derbi sot në “Ait Albania”. Një rezultat i cili i mundëson skuadrën bardheblu që të mbetet në vendin e parë me dy pikë avantazh ndaj të kuqve të cilët lanë t’u ikte nga duart një rezultat i rëndësishëm.

bandicam 2023-05-17 20-12-38-962

Pjesa e parë ishte e barabartë, me pak raste për shënim, por me Bekajn i cili në fund të fraksionit të lojës bëri një pritje të dyfishtë për të shmangur golin. Por ai nuk mund të bënte asgjë në startin e pjesës së dytë kur Da Silva tundi rrjetën e portës së tij,.

Goli zgjoi bardheblutë të cilët kaluan në ofensivë dhe tentuan në çdo mënyrë të gjenin barazinë në shifra, me Partizanin që i lëshoi terren. Por goli do të vinte me një gjuajtje të pakapshme të Deliut nga distanca, duke bërë që në stadium të shpërthente festa e tifozëve.

Më pas, të dy skuadrat rrezikuan pak herë për të shënuar, edhe pse Partizani kërkoi me ngulm një gol fitoreje, por nuk ia doli të gjente rrjetën që do i jepte kreun, duke lënë në atë pozitë Tiranën që ishte e vetmja e cila festoi në fushë me këtë barazim të sotëm.

TIRANA-PARTIZANI 1-1
81′ Deliu / 53′ Da Silva

NGJARJET KRYESORE: 

90’+13’ Mbyllet ndeshja me barazimin 1-1.

90’+11’ Pas goditjes nga këndi, është Lulaj i cili gjuan dhe gjen përgjigjen e Rexhepit.

90’+11’ Rexhepi shpëton portën me një fluturim spektakolar ndaj gjuajtjes së Deliut.

90’+10’ Bekaj ndëshkohet me karton të verdhë për vonesa.

90’+9’ Bilali nis një top para drejt Mensah, ai nuk kontrollon siç duhet dhe Iseni i merr kohën, duke fituar më pas edhe faull.

90’+8’ Hadroj harkon në zonë për Mensah, por gjuajtja e këtij të fundit me kokë është e lehtë për Bekajn.

90’+5’ Aleksi lë fushën e lojës, për t’i bërë vend Isenit.

90’+4’ Toshevski ndëshkohet me karton të verdhë.

90’+4’ Hadroj ul topin në zonë për Mensah, por ky i fundit prek topin me dorë dhe loja ndalet.

90’+2’ Karton i verdhë për Gjumsin pas një faulli, në një fund të ndeshjes shumë të tensionuar.

90′ Jepen 11 minuta shtesë.

87’ Abazaj merr topin në mesfushë dhe nis kundërsulm drejt zonës. Ai nuk preferon të pasojë por gjuan vetë, duke parë sferën të devijohet jashtë.

85’ Partizani mundohet të marrë kontrollin e topit, por tashmë Tirana është e rreshtuar mirë në mbrojtje për të shmangur situata të pafavorshme.

84’ Mba dhe Murataj dalin nga fusha e lojës duke i bërë vend Mensah dhe Carës.

81’ GOOOL TIRANA! Deliu lëshon një gjuajtje të pakapshme nga jashtë zonës duke barazuar shifrat.

78’ Gjumsi merr vendin e Berishës në fushën e lojës në radhët e Tiranës.

75’ Hoti merr vendin e Da Silvës në radhët e Partizanit.

74’ Goditje dënimi ballore e Abazajt, topi kalon pak mbi traversën e portës së Rexhepit.

71’ Matondo dhe Rexhepi nuk kuptohen dhe një top në zonë për pak sa nuk u kthye në një autogol.

66’ Bilali dhe Buxhelaj hyjnë në  fushë në vend të Maget dhe Rrapajt në radhët e Partizanit.

64’ Deliu provon direkt portën nga goditja e dënimit, pa gjetur shënjestrën e duhur për të vënë në vështirësi Rexhepin.

63’ Murataj ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli pranë zonës.

62’ Deliu nga e djathta harkon në zonë, Sota me kokë spastron zonën.

59’ Rifillon ndeshja me Rexhepin i cili ka marrë ndihmën nga stafi mjekësor i të kuqve.

57’ Përsëriten skenat e turpshme të gjuajtjeve me fishekzjarrë të portierëve, këtë herë goditet Rexhepi. Ndërsa ndeshja nuk ka filluar ende që pas momentit të golit.

53’ GOOOL PARTIZANI! Pas një kombinimi në zonë Mba-Da Silva, braziliani gjuan dhe mposht Bekajn.

53’ Qefalija merr vendin e Lushkjes në fushën e lojës.

51’ Lushkja tenton portën me një gjuajtje nga jashtë zonës, duke çuar sferën në duart e Rexhepit. Por mesfushori bën shenjë menjëherë nga pankina pasi ka probleme fizike dhe nuk mund të vazhdojë.

48’ Mba shfaqet rrezikshëm para portës së Bekajt pasi fiton një duel me Lulajn dhe gjuan, por nuk gjen katërkëndorin.

46’ Nis pjesa e dytë e duelit pa zëvendësime në radhët e dy ekipeve.

45’+4’ Mbyllet në barazim pa gola pjesa e parë e ndeshjes.

45’+4’ Abazaj pason për Berishën në të majtën, gjuajtja e tij fluturon mbi traversë duke shpërdoruar një mundësi të mirë.

45’ Jepen 4 minuta shtesë.

44’ Pas në harkimi nga e djathta, Mba gjuan me kokë por Bekaj grushton. Vjen Da Silva dhe gjuan me shpejtësi, duke gjetur përsëri reagimin e portierit.

42’-44’ Haxhiu hynë në zonë nga e djathta, nis sferën në qendër por ka devijim me dorë të Telushit. Protesta bardheblu, ndërsa gjyqtari Cjapi kërkon ndihmën e VAR-it. Sinjalizimi vjen që nuk ka penallti.

41’ Maget shfaqet në të majtën dhe hyn në zonë në fundore, ai jep një pasim në shtyllën e dytë për Da Silvan por ky i fundit gabon gjithçka duke çuar sferën jashtë.

36’ Telushi largon një top të rrezikshëm në zonën e të kuqve, pas një harkimi të rrezikshëm par Rexhepit.

32’ Ndizen gjakrat në fushë. Lushkja shtyn Matondon dhe ndëshkohet me të verdhë, pastaj vjen edhe Murataj i cili përplaset me të duke krijuar momente tensioni.

28’ Kombinime të mira të bardhebluve pas një aksioni të Haxhiut në fundore në të djathtën. Topi shkon te Deliu i cili gjuan në ecje e sipër, pa gjetur portën e Rexhepit me sferën që nuk merr harkimin siç kërkonte ai.

25’ Pas një goditje nga këndi, Najdovski i vetëm gjuan me kokë, por nuk ka shënjestrën për të çuar sferën në katërkëndor.

21’-23’ Ndeshja ishte e ndalur për pak minuta pasi Lulaj po merrte ndihmën e parë për shkak të një të çare në vetull.

18’ Nisin flakadanët e parë në fushën e lojës, të hedhur nga tifozët bardheblu, përtej paralajmërimeve se kjo do të çojë në shtyrjen e ndeshjes.

17’ Rrapaj kalon dy futbollistë dhe gjuan në portë nga një pozicion ballor, por topi devijohet jashtë.

16’ Da Silva në hyrje të zonës tenton portën, sfera bllokohet nga mbrojtja e bardhebluve.

13’ Kartoni i parë i verdhë i ndeshjes është i Najdovskit, i cili ndëshkohet për një faull në mesfushë.

11’ Tension në fushë pas disa përplasjeve, Cjapi qetëson lojtarët dhe i paralajmëron.

7’ Mundësi e artë për Berishën i cili shfaqet nga e majta dhe i vetëm para portës, gjuan jashtë katërkëndorit.

6’ Rrapaj tenton të ekzekutojë një goditje dënimi me skemë duke nisur sferën në të djathtën ku është Murataj, por topi kalon direkt në fundore.

4’ Kombinim në qendër mes Matondos dhe Rrapajt, Deliu i heq topin nga këmbët këtij të fundit teksa po i afrohej zonës.

1′ Nis derbi i 170 i kryeqytetit.

FORMACIONET ZYRTARE:

TIRANA: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Lulaj, Përgjoni, Aleksi, Deliu, Haxhiu, Lushkja, Berisha, Abazaj
TRAJNER: Orges Shehi

PARTIZANI: Rexhepi, Hadroj, Sota, Atanaskoski, Geixh, Murataj, Matondo, Rrapaj, Telushi, Da Silva, Mba
TRAJNER: Xhovani KolelacvfgPANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"