VIDEO/ Modriç me duart në kokë pas barazimit me Shqipërinë, Asllani e ngushëllon! Ja çfarë i kërkoi mesfushori shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2024 | 19:49

VIDEO/ Modriç me duart në kokë pas barazimit me Shqipërinë, Asllani e ngushëllon! Ja çfarë i kërkoi mesfushori shqiptar

Shqipëria mori një pikë ndaj Kroacisë në një barazim 2-2 në Gjermani, e vlefshme për Kampionatin Europian të futbollit.

asllani3

 

Në fund të ndeshjes, kroatët u shfaqen të dëshpëruar për këtë rezultat, aq sa kapiteni Luka Modriç po qëndronte ulur në fushën e blertë me duart në kokë.

Në këto momente i është afruar mesfushori kuqezi, Kristjan Asllani, që siç e përshkruajnë mediat kroate “është një nga më të mirët e kombëtares shqiptare”.

Asllani teksa e ka ngushëlluar, i ka kërkuar të ndërrojnë fanellat, por kjo nuk ka ndodhur, pasi Modriç i ka dhënë sinjal që t’i ndërrojnë në dhomat e zhveshjes.

Mesfushori shqiptar më pas i ka dhënë dorën Modriç duke e ndihmuar të ngrihej në këmbë.

VIDEO

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"