VIDEO/ Mërrej-Jokiç mundin Majemin, Denver Nagets fiton sfidën e tretë dhe kryeson sërish finalet e NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2023 | 9:58

VIDEO/ Mërrej-Jokiç mundin Majemin, Denver Nagets fiton sfidën e tretë dhe kryeson sërish finalet e NBA

Denver Nagets ka arritur të triumfojë në finalen e tretë të NBA përballë Majemi Hit me rezultatin 94-109 në “Kaseya Center” përballë 20 mijë të pranishmëve.

jokic adebajo

Ata që shkëlqyen në këtë takim ishin padyshim Xhamal Mërrej me 34 pikë, 10 asiste dhe 10 topa në tabelë dhe Nuikola Jokiç me 32 pikë, 10 asiste dhe 21 topa në tabelë.

Kështu Nagets ka arritur të marrë sërish kryesimin e finaleve të NBA me rezultatin 2-1, ndërsa sfida e katërt do të luhet po në “Kaseya Center” të Majemit pas dy ditësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"