VIDEO/ Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, shqiptarja-australiane kërkon të shkruajë historinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 22, 2023 | 18:31

VIDEO/ Me not nga kanali i Otrantos drejt Vlorës, shqiptarja-australiane kërkon të shkruajë historinë

Avokatja shqiptaro-australiane, Eva Buzo është nisur me not nga kanali i Otrantos drejt qytetit të Vlorës.

FzNnhNtWIAAl_Xo

35-vjeçarja, që njihet për maratonat e notit e ka nisur këtë garë në orën 07.00 dhe pritet që të përshkruajë një distancë prej 91 km, që në kohëzgjatje është 40 orë.

Ajo shoqërohet nga dy varka ndihmëse teksa ekipi i asistencës përbëhet nga 12 persona.

Nëse arrin që ta realizojë me sukses “rrugëtimin” e saj, Buzo do të jetë e para femër që do të bëjë këtë distancë me not.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"