VIDEO/ LeBroni mund Stef Kërrin në gjysmëfinalen e parë, Lejkërsa vazhdon marshimin në NBA

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2023 | 9:39

VIDEO/ LeBroni mund Stef Kërrin në gjysmëfinalen e parë, Lejkërsa vazhdon marshimin në NBA

NBA vazhdon me fazën gjysmëfinale të dy konferencave, ku mbrëmjen e djeshme u luajtën dy sfida të tjera.

lebron kerri

Nju Jork Niks mundi Miami Hit në Lindje me rezultatin 111-105, duke barazuar serinë e ndeshjeve në 1-1. Ai që shkëlqeu ishte Xhalen Brunson me 30 pikë të shënuar, 2 asiste dhe 5 topa në tabelë.


Sa i përket supersfidës në Perëndim midis Golden Stejt Uorriors dhe Los Anxhelos Lejkërs, ishin LeBron Xhejms me shokë ata që fituan gjysëmfinalen e parë me rezultatin 112-117.

Lojtari që shkëlqeu në parket ishte Antoni Dejvis me 30 pikë të shënuara, 5 asiste dhe 23 topa në tabelë, ndërsa pas tij erdhi Stef Kërri me 27 pikë, 3 asiste dhe 6 topa në tabelë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"