VIDEO/ Lajpcigu konfirmohet pretendent, fitore e rëndë në transfertë ndaj Jang Bojs në ndeshjen historike për Enea Jorgjin
Lajpcig e ka nisur mbarë rrugëtimin në këtë edicion të Ligës së Kampioneve teksa ka triumfuar me shifrat 3-1 në transfertë përballë Jang Bojs. Një ndeshje e cila ka shkruar historinë për futbollin shqiptar gjithashtu.
UEFA i kishte besuar drejtimin e kësaj ndeshje Enea Jorgjit, i cili si asistentë të tij për këtë sfidë kishte Denis Rexhën dhe Ridiger Çokajn, ndërsa gjyqtar i katërt ushte caktuar Florian Lata.
Pjesa e parë u mbyll me shifrat 1-1, pasi goli i shpejtë i Simakan u barazua nga gjuajtja e Elia. Por në të dytën Lajpcigu bëri diferencën me dy gola të Shlager dhe Sheshko, të cilët vulosën fitoren 3-1 dhe e bënë kështu ekipin gjerman pretendent për të kaluar më tej në një grup ku është edhe Mançester Siti e Crvena Zvezda.
JANG BOJS-LAJPCIG 1-3
33′ Elia / 3′ Simakan, 73′ Shlager, 90’+2′ Sheshko
GOLI I SHESHKO VIDEO
GOLI I SHLAGER VIDEO
GOLI I ELIA VIDEO
GOLI I SIMAKAN VIDEO
FORMACIONET ZYRTARE
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"