VIDEO/ Goli i debutuesit Retegui nuk mjafton, Anglia thyen “makthin” italian dhe feston në Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 23, 2023 | 23:55

VIDEO/ Goli i debutuesit Retegui nuk mjafton, Anglia thyen “makthin” italian dhe feston në Napoli

Anglia “thyen” makthin e ndeshjeve pa fitore ndaj Italisë, teksa mbrëmjen e sotme triumfoi me rezultatin 1-2 në Napoli, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Europianit.

Anglia

“3 Luanët” ishin dominues në pjesën e parë duke shënuar 2 herë me Rajs dhe Kejn në minutën e 13 dhe 44, ndërkohë që fragmenti i dytë i lojës foli i gjithi për Italinë, që arriti të ngushtonte shifrat me debutuesin Retegui, por vetëm kaq, pasi në fund ishte skuadra e Sauthgejt që festoi.

Retegui

Vlen të theksohet fakti se Itali dhe Anglia bëjnë pjesën në grupin C së bashku me Maqedoninë e Veriut, Ukrainën dhe Maltën.

FT ITALI-ANGLI 1-2
56′ Retegui / 13′ Rajs, 44′ (p) Kejn

NGJARJET KRYESORE

Mbyllet sfida! 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

80′ Anglia mbetet me 10 lojtarë, Shou ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë.

65′ Minuta mjaft të mira për Italinë që ushtron presion të vazhdueshëm në kërkim të golit të barazimit.

56′ GOOOOL ITALIA 1-2/ Debutim me gol për Retegui. Sulmuesi nuk fal para portës duke ngushtuar diferencën. Asist fantastik i Pelegrinit! 

51’ Rasti i parë i rrezikshëm i Italisë vjen në minutën e 51-të me Pelegrini i cili gjuan me një të majtë të fortë, por nuk gjen portën.

45’+1’ Grilish fal Italinë pasi me portën bosh dërgon topin jashtë.

44’ GOOOL ANGLIA! Shënon Kejn me penallti.

40’-43’ Pas një goditje nga këndi, topi shkon te Kejn por Di Lorenco prek topin me dorë para sulmuesit. Gjyqtari sheh pamjet me VAR dhe bën shenjë nga pika e bardhë.

32’ Filips përfiton nga një gabim i Zhorzhinjos dhe tenton portën, duke mos çuar sferën në katërkëndor e humbur një mundësi të mirë për të dyfishuar rezultatin.

21’ Bellingem nga e djathta kërkon Saka në shtyllën e dytë, por ky i fundit nuk arrin me rrëshqitjen e tij para portës.

13’ GOOOL ANGLIA! Pas zhvillimit të një goditje këndi, topi shkon te Kejn i cili gjuan por sheh sferën të kthehet te Rajs. Gjuajtja e këtij të fundit kalon mes mbrojtësve dhe shkon në rrjete. 0-1

12’ Bellingem shkëputet në mesfushë dhe gjen hapësirë për të lëshuar një predhë nga distanca, por Donaruma devijon mbi traversë.

7’ Saka tenton me një gjuajtje të lehtë që përfundon në duart e Donarumës.

1’ Nis dueli.

FORMACIONET ZYRTARE

ITALIA: Donaruma; Di Lorenco, Açerbi, Toloi, Spinacola; Barela, Zhorzhinjo, Verrati; Berardi, Retegui, Pelegrini.
Trajner: R. Mançini

ANGLIA: Pikford; Uoker, Meguajër, Stuns, Shou; Rajs, Bellingem, Filips; Saka, Kejn, Grilish.
Trajner: G. Sauthgejt

asdasdsadsadsadsdad

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"