VIDEO/ Gol në minutën e 90-të, Shqipëria U-19 mposht në miqësore Kosovën U-19

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 20:14

VIDEO/ Gol në minutën e 90-të, Shqipëria U-19 mposht në miqësore Kosovën U-19

Kombëtarja kuqezi U-19 ka zhvilluar një miqësore me përfaqësuesen e Kosovës U-19 ditën e sotme.

kombetarja_u19_miqesorja_kosova_kukes_arena_qershor_2023_2

Kuqezinjtë kanë arritur të triumfojnë me një rezultat të ngushtë 1-0 në duelin e zhvilluar në stadiumin “Kukës Arena”.

Kur gjithçka po i drejtohej fundit, në minutën e 90-të, Shqipëria fiton një këndore me Endri Damën, që kroson në qendër të zonës aty ku portieri Miftari grushton fillimisht, por mbrojtësi Adi Kurti përfiton dhe godet me të djathtën duke shënuar e duke fiksuar rezultatin në 1-0.

Një gol që vendosi edhe rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me trajnerin Ervin Bulku që regjistron kështu një fitore në debutimin e tij në stolin kuqezi.

Formacioni i Kombëtares U-19

Tomas Kiri, Zylyf Muça, Fabian Përndreca, Adi Kurti, Arlind Kurti, Skerdi Xhixho, Oresti Kasmollari, Flavio Sulejmani, Ledio Tresa, Erald Krasniqi, Samuel Kasa

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"