VIDEO/ Futbollistët e Interit të mbajnë shënime, Mahrez tregon si mund të shtrish në tokë Haland

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 6, 2023 | 20:44

VIDEO/ Futbollistët e Interit të mbajnë shënime, Mahrez tregon si mund të shtrish në tokë Haland

Erling Haland ka qenë  thuajse i pagabueshëm këtë sezon me fanellën e Mançester Sitit teksa ka shënuar 52 gola në 52 ndeshje me këtë klub që në edicionin e tij të parë si pjesë e skuadrës së Pep Guardiolës.

sdsasadsadasd

Por nëse është i saktë para portës, duket se ka punë për të bërë sa i përket fazës së mbulimit të kundërshtarit. Dhe vërtetimin e ka bërë Rijad Mahrez gjatë stërvitjeve me dyer të hapura për mediat të skuadrës angleze pak ditë para finales së Ligës së Kampioneve ndaj Interit.

Në një nga ushtrimet, Haland duhet të mbulonte Mahrez, pasi kishte detyra mbrojtëse. Por algjeriani me dy lëvizje të shpejta e shtriu në tokë norvegjezin i cili nuk është aq i aftë të reagojë në role të tilla.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"