VIDEO/ Fitorja në minutën e fundit nuk i mjafton Tiranës, bardheblutë e mbyllin kampionatin të dytët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:02

VIDEO/ Fitorja në minutën e fundit nuk i mjafton Tiranës, bardheblutë e mbyllin kampionatin të dytët

Tirana ka arritur të fitojë në javën e fundit përballë Erzenit me rezultatin 1-2, e cila nuk i mjaftoi për të fituar titullin kampion.

1231321321322

Bardheblutë shënuan të parët me Haxhiun në minutën e 36’, një festë që zgjati shumë pak pasi pas tre minutash ishte Ademi ai që vuri baraspeshën.

Ndeshja zgjati e tillë deri në fund, por në minutën e fundit ishte Abazaj ai që i dha fitoren Tiranës, e cila nuk mjaftoi për titullin.

Kështu Tirana e mbylli kampionatin në vendin e dytë, me pikë të barabarta me Partizanin, por me ndeshjet direkte që flasin në favor të “demave”, ndërsa Erzeni do të luajë shanset e saj në “play out”, ku përballë do të ketë Korabin.

REZULTATI:

ERZENI 1-2 TIRANA

Ademi 39′ / Haxhiu 36′, Abazaj 90+6′

KOMENTI LIVE:

90+8′ Mbyllet sfida!

90+6′ GOOOL TIRANA 1-2/ Abazaj përfiton nga një top i ngelur në zonë dhe e shtyn drejt rrjetës.

90+3′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Qefalija dhe në vendin e tij futet Bajraktari.

90+2′ Zëvendësim i dyfishtë te Erzeni. Largohen Nonato dhe Ademi, në vendet e tyre futen Troplini dhe Kapllani.

90′ Akordohen 6 minuta shtesë.

86′ Zëvendësim te Tirana. Largohet Deliu dhe në vendin e tij futet Tola.

72′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Peposhi dhe në vendin e tij futet Asani.

68′ Abazaj përfiton nga një top në zonë dhe me një lëvizje të bukur del i vetëm me Hasanbellin, por tentativa e tij shkon jashtë kuadratit.

67′ Përgjoni merr një top të bukur në zonë dhe në një distancë të afërt me portën godet mbi kuadrat.

59′ Abazaj provon me një gjuajtje me kokë, e cila ndalet nga portieri Hasanbelli.

51′ Abazaj provon me një gjuajtje potente nga jashtë zone, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.

48′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Iljazi dhe në vendin e tij futet Osmanllari.

46′ Zëvendësim te Erzeni. Largohet Mehmeti dhe në vendin e tij futet Aliti.

46′ Starton pjesa e dytë!

45+3′ Mbyllet pjesa e parë!

45+2′ Abazaj gjen rrjetën, por pozicioni i tij ishte i parregullt.

45′ Akordohen 3 minuta shtesë.

39′ GOOOL ERZENI 1-1/ Ademi shtyn një top të krosuar drejt zonës dhe ndëshkon portierin Lika.

36′ GOOOL TIRANA 0-1/ Haxhiu merr një top në zonë dhe me një gjuajtje me të majtën ndëshkon shijakasit.

28′ Iljazi shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Abazaj rrëzohet në zonë, por gjyqtari akordon vetëm rivënie fundore pavarësisht pretendimeve të bardhebluve.

13′ Ademi hedh nje top mjaft të mirë për Nonaton, por ky i fundit me portën thuajse bosh gabon.

10′ Një mundësi e artë për Ademin, i cili futet në zonë dhe me një gjuajtje me të djathtën i shkon pranë golit, por topi devijohet dhe shkon në goditje nga këndi.

6′ Behiratçe shkakton një ndërhyrje të gabuar dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

1′ Starton sfida në “Niko Dovana”!

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Hasanbelli, Leao, Iljazi, Sadiki, Peposhi, Mehmeti, Alan, Kahrimanoviç, Ademi, Kadriu, Nonato.

Trajner: Alfred Deliallisi

TIRANA: Lika, Toshevski, Najdovski, Behiratçe, Përgjoni, Deliu, Qefalija, Hila, Haxhiu, Abazaj, Berisha.

Trajner: Orges Shehi

WhatsApp Image 2023-05-29 at 3.39.16 PM

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"