VIDEO/ Fitorja e 25-të në kampionat, titulli duket formalitet për PSG-në 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 7, 2023 | 22:55

VIDEO/ Fitorja e 25-të në kampionat, titulli duket formalitet për PSG-në 

PSG-ja u rikthye te fitorja në kampionat, teksa mposhti me rezultatin 1-3 Trojesin, duke ruajtur diferencën në +6 nga ndjekësit e Lens, kur kanë mbetur edhe 4 ndeshje nga fundi. Titulli duket një formalitet për skuadrën e Galtier, teksa ky i sotmi ishte triumfi i 25-të në këtë sezon të Ligës 1 franceze. 

691d27becda12135b54678f751e5c0eao2

Mbape ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 8-të, teksa Vitinja dyfishoi shifrat në minutën e 59-të. Vendasit shënuan golin e nderit në minutën e 83-të me Çavalerin, ndërkohë që Fabian Ruiz, arriti të vuloste gjithçka, duke shënuar golin e tretë në minutën e 86-të. 

Për sa i përket duelit të radhës PSG-ja në duelin e radhës pret Azhaksonë në shtëpi. Nga ndeshja në ndeshje skuadra e Galtier pret të zyrtarizojë matematikisht titullin kampion.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"