VIDEO/ Fitore me përmbysje në Champions, kampionët e Ilir Dajës hedhin një hap të sigurt drejt raundit të dytë
Ballkani i Ilir Dajës triumfoi mbrëmjen e sotme me përmbysje 1-2 ndaj kampionëve të Andorrës, UE Santa Koloma, duke hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit në raundin e dytë të Champions-it.
Vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 22-të me El Ghazouin, ndërkohë që kampionët e Kosovës, përmbysën gjithçka me golat e Emerllahut dhe Karricës në minutat 42 dhe 90.
Vlen të theksohet fakti se asistin e golit të dy e dhuroi ish-kapiteni i Tiranës, Ismajlgeci. Sfida e kthimit do të zhvillohet pas 1 jave, teksa kualifikimi mbetet një formalitet për ekipin e Dajës, që është favorit absolut në letër.
FT: SANTA KOLOMA-BALLKANI 1-2
22’ El Ghazui / 42′ (p) Emerllahu, 90′ Karrica
GOLAT E NDESHJES:
GOLI I KARRICËS: (VIDEO)
GOLI I EMERLLAHUT (VIDEO) (VIDEO)
GOLI I EL GAZUI (VIDEO)
FORMACIONET ZYRTARE
UE Santa Koloma: Ruiz, Lopez, Çete, Garsia, Daçu, Mojedano, El Ghazui, Molina, Sifuentes, El Bakali, Virxhili
Trajner: R. Kaldere
Ballkani: Koliçi, Smajli, Thaqi, Halili, Potoku, Kueven, Emerllahu, Ismajlgeci, Hamidi, Tolaj, Karrica.
Trajner: I. Daja
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"