VIDEO/ Finalja e “Play-Out”-it, 3 shqiptarë në fushë! Hoxhallari protagonist me… asist

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 4, 2023 | 22:04

VIDEO/ Finalja e “Play-Out”-it, 3 shqiptarë në fushë! Hoxhallari protagonist me… asist

U luajt mbrëmjen e sotme akti i parë i finales së “Play-Out”-it në kampionatin rumun mes UTA Arad dhe Gloria Buzau që përfundoi me rezultatin 5-1. Në fushën e lojës ishin plot 3 futbollistë shqiptarë, teksa Batha dhe Hoxhallari arritën të triumfonin përballë Kristi Markut. 

bandicam 2023-06-04 21-28-47-761

Madje në minutën e 49-të, futbollisti pogradecar Hoxhallari, u bë protagonist me asistit për golin e dytë të shënuar nga Çindris.

Si Batha ashtu dhe Hoxhallari u aktivizuan titullarë te skuadra e UTA Arad, ndërkohë që mbrojtësi Marku, u hodh në fushë në minutën e 46-të në radhët e Gloria Buzau, duke zënë vendin e Blejdeas.  Me këtë fitore bindëse, qëndrimi i UTA Arad në elitën e futbollit duket thjesht një formalitet.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"