VIDEO/ Finalja e Ligës së Konferencës përçan italianët, tifozët shkojnë në Pragë për… Uest Hemin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 7, 2023 | 15:55

VIDEO/ Finalja e Ligës së Konferencës përçan italianët, tifozët shkojnë në Pragë për… Uest Hemin

Sonte do të luhet finalja e Ligës së Konferencës mes Fiorentinës dhe Uest Hemit. Dy skuadrat do të përballen në Pragë në një ndeshjes, ku interesimi është i lartë për shkak të mungesës së gjatë të një finaleje europiane për dy skuadrat.

lacio

Ndërkohë, Uest Hem nuk ka mbështetje vetëm nga tifozët e saj por edhe nga tifozët e Lacios. “Curva Nord” ka një binjakëzim me ultrasit e Uest Hem dhe natyrisht në një ndeshje me një rëndësi të veçantë, nuk mund të mungonte edhe mbështetja.

Tifozët janë mbledhur nëpër sheshe të ndryshme në Pragë dhe në mesin e atyre të Uest Hem, ka shumë italianë që valëvisin flamuj dhe shaje të Lacios.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"