VIDEO/ Festë elektrizuese! Keidi Bare në “qiellin e shtatë”, Espanjoli rikthehet në La Liga

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 23, 2024 | 20:40

VIDEO/ Festë elektrizuese! Keidi Bare në “qiellin e shtatë”, Espanjoli rikthehet në La Liga

Festë elektrizuese tek Espanjoli i Keidi Bares! Skuadra katalanase rikthehet në La Liga, pas triumfit 2-0 ndaj Real Oviedos në duelin e kthimit në finalen e “Play Off”. 

BARE

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, ishte titullar i padiskutueshëm në këtë duel, duke bërë një paraqitje fantastike. Golat për Espanjolin u shënuan nga sulmuesi Puado në minutat 44 dhe 45+2’, duke bërë që Espanjoli të përmbyste humbjen 1-0 në duelin e parë në transfertë. 

Për sa i përket Bares, fieraku u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 47-të, ndërkohë që u zëvendësua në minutën e 80-të. 

epsanjoli2

Një festë elektrizuese shpërtheu në fund të sfidës, kur gjyqtari sinjalizoi përfundimi ne saj, teksa të gjithë tifozët pushtuan fushën.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"