Postuar: Maj 27, 2023 | 20:12
VIDEO/ Dortmundi i hapur live në telefona, shikoni momentin kur lojtarët e Bajernit mësojnë që shpallen kampionë
Bajerni i Mynihut u shpall kampionë në Bundesligë pas një jave të fundit epike, duke mundur Këlnin në minutat e fundit me rezultatin 1-2.
Gjithashtu, ai që ja dha titullin bavarezëve ishte Mainci, që barazoi me Dortmundin 2-2 në transfertë.
Pas përfundimit të ndeshjes në Këln, lojtarët e Bajernit u mblodhën të gjithë së bashku duke i ndjekur minutat e fundit të Dortmundit nëpër telefonat e tyre.
Pas përfundimit të duelit në “Signal Induna Park”, të gjithë lojtarët më pas vrapuan drejt tifozerisë së tyre për të festuar së bashku titullin e 11-të radhazi dhe të 33-tin në histori.
@bundesliga The moment Bayern find out they were Champions! 🤳🤯 #bundesliga #fussball ♬ original sound – Bundesliga
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"