VIDEO/ Do të luajë sërish tenis, Rafael Nadal zbulon frikën më të madhe

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 5, 2023 | 11:47

VIDEO/ Do të luajë sërish tenis, Rafael Nadal zbulon frikën më të madhe

Rafael Nadal konfirmoi para pak ditëve se do të rikthehet të garojë pas thuajse një viti jashtë kompeticioneve të tenisit. Spanjolli do të marrë pjesë në turneun e Brisbane në Australi që nis më datë 31 dhjetor. 

FGDHG

Por, së fundmi tenisti nga Majorka nëpërmjet rrjeteve sociale, theksoi se duhet të mësojë veten, por edhe fansat e tij se tashmë pretendimet nuk mund të jenë të njëjtat si vite më parë.

“Kam pasur shumë frikë të lajmëroja rreth rikthimit tim pasi siç dihet është mbushur thuajse një vit nga hera e fundit që kam luajtur tenis. I jam nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, edhe pse nuk është kjo ajo që më tremb. Çfarë më frikëson më shumë është se do ta gjej veten në një terren të panjohur dhe e vërteta është se më duhet të mësohen se nuk duhet të pres shumë nga ky rikthim.  Është diçka e re për mua me të cilën duhet të mësohem, pasi gjatë gjithë karrierës kam qenë shumë kërkues nga vetja. Tani jam në një moment tjetër, në një situatë tjetë. Kam qenë kërkues në maksimum nga vetja dhe tani do të jetë e vështirë sepse më duhet të pranoj një tjetër realitet. Duhet t’i fal vetes edhe disa gabime në momentin e parë që do të rikthehem, sepse me shumë mundësi do ta kem të pamundur të mos gaboj”, u shpreh Nadal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"