VIDEO/ Di Maria bën heroin te Benfika, ylli argjentinas vendos duelin special ndaj Portos 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 29, 2023 | 23:19

VIDEO/ Di Maria bën heroin te Benfika, ylli argjentinas vendos duelin special ndaj Portos 

Ylli argjentinas, Angel Di Maria, u shndërrua në hero, te skuadra e Benfikës në “derbin” special ndaj Portos që përfundoi me rezultatin 1-0. 

Di Maria goli

35-vjeçari realizoi golin e fitores në minutën e 68-të, duke i dhuruar 3 pikë të arta Benfikës, që udhëheq kampionatin me meritë, duke parakaluar kështu Porton dhe Sportingun, me këta të fundit që kanë një ndeshje më pak.  

Ky ishte goli i pestë në 6 ndeshjet e kampionatit për Di Marian, që është shndërruar në një protagonist absolut te skuadra portugeze. Ylli argjentinas po bën diferencën me golat dhe paraqitjet e tij fenomenale.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"