VIDEO/ Derbi ndez polemikat për një pretendim për penallti, gjyqtari: E kishte dorën mbrapa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 17, 2023 | 19:22

VIDEO/ Derbi ndez polemikat për një pretendim për penallti, gjyqtari: E kishte dorën mbrapa

Në “Air Albania” luhet ndeshja derbi mes Tiranës dhe Partizanit, aty ku dy skuadrat janë në garë për titullin kampion.

HAXHIU

Pas disa rasteve të krijuara, pretendime kishin bardheblutë për një episod në minutën e 43 të takimit. Rimal Haxhiu depërton në zonë nga e djathta dhe provon një krosim, por topi preket me dorë nga Bruno Telushi.

Për gjyqtarin Kreshnik Cjapi, gjithçka ka qenë e rregullt pasi nga dhoma VAR, Florjan Lata i ka konfirmuar se nuk është penallti. Cjapi ka sqaruar edhe futbollistët për këtë rast, duke iu thënë se Telushi e kishte dorën mbrapa dhe për këtë arsye, nuk mund të akordohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"