VIDEO/ Derbi mban emrin e Teutës! Kallaku dhe Lorenco Vila vulosin fitoren ndaj Erzenit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2023 | 22:55

VIDEO/ Derbi mban emrin e Teutës! Kallaku dhe Lorenco Vila vulosin fitoren ndaj Erzenit

Teuta ka fituar me rezultatin 2-0 përballë Erzenit në stadiumin “Niko Dovana”, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Kategorisë Superiore.
vcnmmgg

Pjesa e parë prodhoi shumë pak raste ku më i miri ishte për Teutën me Albion Markun. Në pjesën e dytë durrsakët dominuan ndeshjen ku shënuan edhe 2 golat.

Goli i parë u shënua nga pika e bardhë e penalltisë nga Kallaku ndërsa në të 76’ Lorenco Vila dyfishoi shifrat. Në minutat shtesë, durrsakët patën mundësi të trefishonin shifrat me Çyrbjan po ky i fundit gaboi nga 11 metrat.

Me këtë fitore Teuta ngjitet në vendin e 7-të me 38 pikë, ndërsa Erzeni pozicionohet në vendin e 6-të po me 38 pikë.

TEUTA 2-0 ERZENI

64′ Kallaku (P), 76′ L. Vila

NGJARJET KRYESORE

90’+6′ Mbyllet sfida, Teuta fiton derbin.

90’+5′ Arbër Çyrbja gabon nga pika e bardhë e penalltisë, nuk arrin të shënojë golin e tretë për Teutën.

90’+4′ Xhika ndërhyn ndaj Ildi Grudës, akordohet 11-metërsh për Teutën.

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

89’ Largohet Emiljano Vila dhe Lorenco Vila, në lojë futet Boçi dhe Goxhaj

82’ Largohet Blerim Kotobelli, ka minuta për Arbër Çyrbja.

76’ GOOOL TEUTA 2-0! Kallaku jep asist për Lorenco Vilën, ky i fundit qëndron gjakftohtë përballë Xhikës dhe dyfishon shifrat për ekipin e tij.

75’ Largohet Krasniqi, ka minuta për Vitor Leao.

73’ Krasnqi ndërhyn ashpër ndaj L.Vilës dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

69’ Dy zëvendësime nga Erzeni! Ademi dhe Kahrimanoviç lënë fushën e lojës, në vend të tyre futen Kapllani dhe Kiqina

64’ GOOOL TEUTA 1-0! Nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë, Kallaku kalon në avantazh durrsakët.

63’ Ka prekje me dorë të topit nga Enk në zonë, akordohet penallti për Teutën.

59’ Kallaku gjuan me të djathtën potente nga goditja e dënimit, por Xhika bën një pritje të mrekullueshme.

55’ Kallaku i jep asist Lorenco Vilës, ky i fundit godet me të djathtën por nuk arrin të gjejë kuadratin e portës.

53’ Kallaku gjuan me të djathtën nga goditja e dënimit, topi shkon shumë pranë shtyllës.

49’ Peposhi mban nga fanella Grudën dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

47’ Gjinollari harkon drejt zonës, por topi shkon mbi traversë.

46′ Nis pjesa e dytë! Largohen Qaqi dhe Daci, në lojë futen Gjinollari dhe Gruda.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë.

45’ Akordohen 2 minuta shtesë.

37’ Aksion model i Teutës, por Lorenco Vila nuk arrin të finalizojë përpara portës.

31’ Kallaku gjuan me të djathtën, por topi shkon jashtë.

28’ Tifozët shijakas revoltohen ndaj arbitrit dhe nisin ofendimet. Pretendojnë që Klejdi Daci nuk arriti ta mbante topin brenda vijës së fushës.

27’ Ka tension mes Enk dhe Dacit, arbitri qetëson situatën.

24’ Kriviçiç godet me të djathtën potente drejt portës, Qirko bën një pritje të mirë.

18’ Alan godet nga distanca, por topi shkon shumë larg portës.

12’ Kallaku merr topin dhe godet drejt portës, por topi devijohet dhe del jashtë. Ka goditje këndi në favor të Teutës.

11’ Albion Marku godet me të majtën potente, Xhika bën një super pritje.

9’ Beqja shkakton faull ndaj Alanit, këshillohet nga arbitri Juxhin Xhaja.

8’ Krasniqi gjuan nga goditja e dënimit, topi shkon jashtë portës.

4’ Jazxhi gabon me topin në afërsi të zonës, aty pranë ndodhet Kahrimanoviç i cili nuk arriti të përfitonte për të shënuar gol.

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Qirko; Jazxhi, Qaqi, Kuro, Kotobelli, Marku, Beqja, Kallaku, E. Vila, L. Vila, Daci

Trajner: Edi Martini

ERZENI: Xhika; Enk, Krasniqi, Peposhi, Kadriu, Mehmeti, Kriviçiç, Ademi, Alan, Kahrimanoviç, Nonato

Trajner: Xhevahir Kapllanidhdhdhdh

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"