VIDEO/ Bulku debuton si trajner i Shqipërisë U19: Kam besim te ky grup, do të vlerësojmë çdo lojtar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2023 | 9:17

VIDEO/ Bulku debuton si trajner i Shqipërisë U19: Kam besim te ky grup, do të vlerësojmë çdo lojtar

Ervin Buku është trajneri i ri i Shqipërisë U19. Pasi u shkarkua trajneri Armando Cungu pak kohë më parë, Bulku ka marrë drejtimin e skuadrës dhe do të ketë dy miqësore ndaj Kosovës U19.

bulku shqiperia u19

Sot në orën 18:00 luhet ndeshja e parë në “Kukës Arena” ndërkohë që dy ditë më vonë do të jetë edhe ndeshja e dytë duke nisur nga ora 10:30. Në prag të këtij takimi, ka folur Ervin Bulku që ka vlerësuar grupin e lojtarëve që ka në dispozicion.

“Aventura te Shqipëria U19? Nuk është hera ime e parë në si trajner i ekipit kombëtar të moshave. Shpresoj që të bëjmë një punë sa më të mirë. Ta nisim këtë ndeshje të parë me fitore dhe të vazhdojmë rrugën tonë përpara që ta përgatisim sa më mirë skuadrën për kualifikueset e Europianit.

Gjendja e skuadrës? E njohim shumë mirë grupin, sepse e kemi pasur edhe para dy vitesh. 7-8 lojtarë që i përkasin vitlindjes 2006 dhe që ne i kemi ftuar në këtë grumbullim, i kemi pasur edhe më parë në Elite Round. 2-3 lojtarë i kemi grumbulluar për herë të parë. Kemi thirrur 26 lojtarë duke parë që është ndeshja e parë miqësore dhe ndeshja ime e parë si trajner i ekipit Kombëtar U-19. Po shikojmë nga afër çdo lojtar dhe pastaj do të bëjmë vlerësimin për secilin futbollist dhe kush do të jenë ata që do të vazhdojnë rrugëtimin për në kualifikueset e Kampionatit Europian për këtë grupmoshë.

Miqësoret ndaj Kosovës? Çdo ndeshje miqësore dhe çdo kundërshtar na ndihmon shumë dhe për të formuar grupin, për të qenë sa më të gatshëm për Europianin”, tha Bulku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"