VIDEO/ Bletët pushtojnë stadiumin e tenisit dhe bëjnë fole, arbitri detyrohet të ndalë ndeshjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 15, 2024 | 10:08

VIDEO/ Bletët pushtojnë stadiumin e tenisit dhe bëjnë fole, arbitri detyrohet të ndalë ndeshjen

Kishim parë se si bletët kanë sulmuar futbollistë, por që të pushtonin në stadium tenisi, kjo nuk kishte ndodhur kurrë. Një tufë bletësh invaduan dhe vendosën të ngrinin folenë e tyre në një kamera të lëvizshme anës fushës dhe mijëra e mijëra të tjera të pranishme.

alcaraz

Kjo detyroi gjyqtyarin të pezullojë ndeshjen mes Alkaraz dhe Xverev, që ishte edhe çerekfinalja e fundit e ditës. Bletët fillimisht iu drejtuan tenistëve e më pas u përhapën në fushë. Ndeshja u pezullua në setin e parë me rezultatin 1-1, me Alcaraz në shërbim dhe duket se si spanjolli ashtu edhe arbitri janë thumbuar.

Të dy lojtarët janë detyruar të largohen nga fusha për t’i shpëtuar insekteve. Në imazhet që shihen, që tashmë virale në rrjetet sociale, mund të shihen njerëz që ikin dhe kamerat të mbuluara nga bletët.

MOMENTI I PUSHTIMIT NGA BLETET

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"