VIDEO/ Bellingam tërheq Anglinë, i mjafton një gol për të nënshtruar Serbinë në ndeshjen e hapjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2024 | 23:55

VIDEO/ Bellingam tërheq Anglinë, i mjafton një gol për të nënshtruar Serbinë në ndeshjen e hapjes

Një gol i yllit Xhud Bellingam i ka mjaftuar Anglisë për të nisur me një fitore ecurinë e saj në EURO 2024, teksa ka mundur Serbinë në ndeshjen hapëse.

bellingam

Ylli i britanikëve nuk ka zhgënjyer pritshmërinë teksa shënoi në minutën e 13 të sfidës golin e avantazhit për ekipin e tij, në një pjesë të parë të dominuar nga britanikët por ku edhe serbët thumbuan para Pikford.

Në të dytën ishte Serbia superiore, me mbajtje më të madhe të topit dhe raste të krijuara, por me Kejn i cili iu afrua më shumë golit duke goditur traversën.

Megjithatë, deri në minutën e fundit nuk kishte gola të tjerë dhe britanikët u desh të kënaqeshin me golin e fitores minimale për skuadrën e tyre.

SERBI-ANGLI 0-1
13′ Bellingham

WhatsApp Image 2024-06-16 at 11.00.45 PM

NGJARJET KRYESORE

90’+5’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Anglisë.

90’ Jepen 4 minuta shtesë.

89’ Milinkoviç-Saviç gjuan nga distanca, pa gjetur portën e Pikford.

86’ Bellingam lë fushën e lojës për Anglinë, duke i bërë vend Maino.

82’ Predhë e Vlahoviç nga jashtë zonës, Pikford devijon sferën mbi traversë duke shpëtuar portën. (VIDEO)

77’ Një harkim nga e djathta gjen Kejn në zonë me sulmuesin i cili me kokë gjuan por gjen përgjigjen e Rajkoviç i cili devijon topin duke e çuar në traversë e shpëtuar katërkëndorin. (VIDEO)

76’ Saka i lë vendin në fushë Bouen në radhët e anglezëve.

74’ Birmançeviç merr vendin e Zivkoviç te Serbia.

69’ Galager hyn në fushë në vend të Aleksander-Arnold në radhët e Anglisë.

65’ Tadiç pason për Joviç në zonë, por ky i fundit nuk ia del të devijojë para Pikford. (VIDEO)

60’ Mitroviç dhe Lukiç lënë fushën e lojës duke i bërë vend Joviç dhe Tadiç.

59’ Një top nga e majta në qendër për Mitroviç, sjell ndërhyrjen e Tripier ndaj sulmuesit serb. Serbët kërkojnë penallti, por gjyqtari pret VAR-in dhe pastaj sinjalizon që loja të vazhdojë. (VIDEO)

55’ Gjuajtje e fortë e Aleksander-Arnold, portieri i Serbisë grushton sferën në pozicion ballor.

52’ Serbët janë më ngulmues në këto minuta, Vlahoviç pason në qendër nga e majta por Mlladenoviç nuk ia del të devijojë sferën.

46’ Gudelj i lë vendin në fushë Iliç në fillimin e pjesës së dytë për Serbinë.

45+2′ Mbaron pjesa e parë në Gelsenkirshen.

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

43′ Zëvendësim i detyruar për Serbinë, del nga fusha e lojëë për shkaqe dëmtimi Kostiç dhe vendin e tij e merr Mladenoviç.

38′ Gudelj ndëshkohet me karton të verdhë në radhët e serbëve.

36′ Saka hedh një top në zonë nga fundorja e krahut të djathtë por nuk ndodhet askush në qendër që ta devijojë.

33′ Serbët po qarkullojnë topin dhe tentojnë të krijojnë aksione të rrezikshme goli, por deri më tani mbrojtja e anglezëve ka bërë gjithçka mirë.

30′ Aleksandër-Arnold tenton gjuajtjen nga goditja e dënimit, por topi ndalet në murë. (VIDEO)

29′ Gudelj i shkakton faull Aleksandër-Arnoldit shumë arfër zonës së rreptësisë, duke u kthyer në rast të mirë shënimi për anglezët.

27 Herri Kejn shkakton faull në sulm duke i humbur mundësinë anglezëve për të shënuar të dytin.

24′ Kai Uallker arrin të depërtojë bukur në zonë dhe del përballe portierit Rajkoviç. Anglezi lëshon një diagonale tokazi por përfundon jastë. (VIDEO)

20′ Kundërpërgjigjet Serbia, Mitroviç lëshon një goditje me të djathtën në kufijtë e zonës, me topin që i shkon shumë afër shtyllës. (VIDEO)

17′ Aleksandër-Arnold tenton një goditje nga distanca por topi përfundon jashtë pa rrezik për portierin serb.

13′ GOOOOOOOOOOOOL ANGLIA! Saka depërton bukur nga krahu i djathtë dhe kroson në zonë, aty gjendet Bellingham që godet me kokë dhe shënon. (VIDEO)

10′ “3 Luanët” vazhdojnë e tentojnë të ndërtojnë aksione sulmi, por akoma anjë goditje serioze.

4′ Anlgezët në sulm, serbët presin mbrapa.

1′ Starton ndeshja në Gelsenkirshen.

FORMACIONET ZYRTARE

SERBIA (3-5-2): Rajkoviç; Pavloviç, Milenkoviç, Veljkoviç; Kostiç, Lukiç, Gudelj, Milinkoviç-Saviç, Zivkoviç; Mitroviç, Vlahoviç | Trajner: Dragan Stajkoviç

ANGLIA (4-2-3-1): Pikford; Uallker, Stouns, Guehi, Tripier; Aleksandër-Arnold, Rajs; Saka, Bellingham, Foden; Kejn | Trajner: Gareth Sauthgejt

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"