VIDEO/ Bajerni luan “poker” ndaj modestëve të Preusen Mynshter, dy futbollistë e bëjnë “sefte”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2023 | 23:54

VIDEO/ Bajerni luan “poker” ndaj modestëve të Preusen Mynshter, dy futbollistë e bëjnë “sefte”

Bajerni i Mynihut, ka bërë detyrën në transfertë, duke mposhtur me rezultatin e pastër 0-4, skuadrën modeste të Preusen Mynshter, duke u kualifikuar kështu në raundin e dytë të DFB Pokal.  

bajerni 4

Skuadra e Tuhel, ishte dominuese absolute në këtë duel, teksa goli i parë erdhi në minutën e 9-të, duke mbajtur firmën e Çupo-Moting.  

Në minutën e 40-të Laimer dyfishoi avantazhin e bavarezëve, teksa njëkohësisht gjeti golin e parë në një ndeshje zyrtare me kampionët e Gjermanisë. Pjesa e parë u vulos nga Kratzig, me 20-vjeçarin që shënoi golin e tretë për Bajernin.

Edhe për Kratzig, ky ishte goli i parë zyrtar me fanellën e bavarezëve.  Për të vulosur sfidën mendoi Tel në minutën e 86-të.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"