Postuar: Dhjetor 25, 2022 | 20:44
VIDEO/ Atmosferë feste në shtëpinë Mesi, kampioni i botës publikon duke kërcyer… Antonelën
Lionel Mesi duket se po shijon më në fund pushimet që i kishin munguar aq shumë, sidomos tani pasi fitores në Kupën e Botës. Futbollisti argjentinas ka mbajtur premtimin që do të kthehej në Rosario për të shijuar diellin në këto ditë të vitit dhe vazhdimisht posto video e foto nga vila e tij.
Por një nga postimet në prag të Krishtlindjeve është pak më i veçantë pasi 400 milionë ndjekësit e tij në Instagram nuk panë yllin argjentinas, por bashkëshorten e tij, Antonela.
Mësi publikoi pamjet ku kjo e fundit shfaqej duke pirë, teksa kërcente në ambientet e vilës së futbollistit, duke shijuar momentet intime në shtëpinë e tyre më këto ditë pushimi para se të kthehen përsëri në Europë.
PANORAMASPORT.AL
