VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Korçë, Skënderbeu mposht Dritën dhe ngre lart trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 3, 2024 | 20:15

VIDEO/ Atmosferë elektrizuese në Korçë, Skënderbeu mposht Dritën dhe ngre lart trofeun e Ligës “Gjergj Kastrioti”

Skënderbeu në volejbol për femra ka bërë mrekullinë duke fituar trofeun “Gjergj Kastrioti” ndaj Dritës dhe duke shënuar të tretin radhazi dhe mund ta themi me plot gojë se është “pronare” e kësaj Lige. 

Skenderbeu

Atmosferë elektrizuese në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” dhe e gjithë Korça është në festë pasi Skënderbeu fitoi trofeun me rezultatin e pastër 3-0 duke bërë që i gjithë qyteti të kalojë në delir. 

Skenderbeu tifozet

Tifozeria korçare kishte mbushur plot e për plot shkallët e pallatit të sportit “Tamara Nikolla”, ndërkohë që trofeu u ngrit lartë nga kapitenia Elena Bego.  

Skënderbeu-Drita 3-0 

(26-24, 25-23, 25-15) 

FESTA E SKUADRËS SË SKËNDERBEUT ME TIFOZËT: VIDEO 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"