VIDEO/ Atletiko pagoi 125 milionë euro për portugezin, ja si e festoi golin me fanellën e Barçës ndaj klubit të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2023 | 21:57

VIDEO/ Atletiko pagoi 125 milionë euro për portugezin, ja si e festoi golin me fanellën e Barçës ndaj klubit të tij

Katër vjet më parë, Zhoao Feliks u bë dhe mbetet edhe sot e kësaj dite futbollisti i katërt më i shtrenjtë në histori dhe deri tani blerja më e shtrenjtë e Atletiko Madridit në historinë e saj. 125 milionë euro u paguan atëherë për adoleshentin. Vetëm Filip Koutinho (145), Kilië  Mbape (180) dhe Nejmar (222 milionë euro), janë më të shtrenjtë se ai. Por anësori me këmbë të lehta nuk i përshtatet aspak vizionit të Diego Simeones.

FELIKS

Ai u përpoq ta përshtaste, u përpoq edhe lojtari, por nuk funksionoi. Për këtë arsye tifozët e Atletikos e urrenin dhe ai u distancua nga ata dhe klubi dhe u grind hapur me trajnerin. Atletiko do të ishte i lumtur ta shiste shumë kohë më parë, ashtu si Feliks që dëshironte të largohej sa më shpejt, por pretendimi i madh i dëmshpërblimit dhe paga e lojtarit e pengojnë këtë. Kjo është arsyeja pse të dyja palët janë të paktën pjesërisht të kënaqura me huazimet, kështu që Feliks kaloi gjysmën e sezonit të kaluar në Çelsi dhe këtë sezon do ta kalojë në Barcelonë.

Ai bëri atë që nuk është bërë

Portugezi po bën një punë të shkëlqyer te Barça. Në 17 ndeshje, ai ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 3 asiste. Goli i fundit ishte një gol mjeshtëror në fitoren 1-0 të Barcelonës ndaj ish-klubit të tij, Atletiko Madrid. Zhoao Feliks festoi golin e mrekullueshëm në mënyrë të stuhishme dhe triumfuese. Ai u ngjit në billbord krahëhapur dhe brohoriti në drejtim të tifozëve të Barcelonës. Pra, ai bëri atë që ishte “jashtë rregullit”, sepse është një rregull i pashkruar, i cili respektohet, që lojtarët të mos festojnë gola as ndaj ish-klubeve, sado të rëndësishme të ishin.

Portugezi festoi në mënyrë të egër golin kundër klubit që e ka në pronësi deri në vitin 2029. Ndaj është e qartë pse skenat e Feliksit duke festuar në mënyrë euforike golin ndaj Atletikos janë në faqet e para të mediave spanjolle. Me këtë festim sulmuesi portugez i ka shtuar edhe më shumë numrin e urrejtësve të tij në mesin e tifozëve të gjigantëve të Madridit.

Festimi i golit (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"