VIDEO/ Asist spektakolar, futbollisti shqiptar dhuron “show” në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2024 | 21:37

VIDEO/ Asist spektakolar, futbollisti shqiptar dhuron “show” në derbin ndaj Dinamos së Zagrebit

Talenti shqiptar i Kosovës, Art Smakaj ishte protagonist ditën e sotme në derbi ndaj Dinamos së Zagrebit, duke dhuruar një asist fantastik në minutën e 18-të për talentin Krivak, i cili nuk fali duke kaluar në avantazh Lokomotivën e Zagrebit, në supersfidën që u mbyll në barazim 2-2. 

1111

Të katërta golat u shënuan në pjesën e parë, Krivak dhe Cop shënuan për Lokomotivën e Zagrebit ndërkohë që Petkoviç realizoi dopietë për Dinamon në minutat 40 dhe 45+8’. 

Titullarë në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët e tjerë shqiptarë Mersinaj dhe Hoxha.  Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare zhvilloi një paraqitje mjaft të mirë, duke qenë i pakalueshëm.   

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"