VIDEO/ As Tirana nuk është e pathyeshme, Erzeni u jep leksion kryesuesve në shtëpinë e tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2023 | 23:55

VIDEO/ As Tirana nuk është e pathyeshme, Erzeni u jep leksion kryesuesve në shtëpinë e tyre

Tirana ka pësuar humbjen e parë të këtij sezoni në Superiore, teksa është mundur në ndeshjen hapëse të javës së pestë nga Erzeni me shifrat 1-0.

bandicam 2023-09-22 17-00-29-238

Ndërsa të gjithë pritnin një dominim të bardhebluve kryetytetas, këta të fundit janë shfaqur rrallëherë rrezikshëm para portës mike dhe shijakasit kanë treguar se mund të përballonin ofensivën e ekipit të Shehit. Ata goditën më pas në kundërsulm me Maliqin dhe më pas u fokusuan më shumë që të mbronin rezultatin.

Reagimi i Tiranës ishte shumë i vakët, pa vënë në rrezik shpesh portierin Hysenbelli, ndërsa Lika u detyrua nga ana tjetër të bënte mrekulli për të shpëtuar katërkëndorin e tij nga goli i dytë, duke mbajtur në lojë deri në fund skuadrën. Megjithatë, sulmi bardheblu ishte në ditë “jo” e kështu, Erzeni u largua me tre pikë nga “Selman Stërmasi”, duke u shfaqur befasisht si një pretendent për zonën e rëndësishme të tabelës, atë që të çon në luftën për titull.

TIRANA-ERZENI 0-1
17′ Maliqi

NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-0 të Erzenit.

90’+6’ Jonuzi provon me një nga gjuajtjet e tij të forta nga jashtë zonës, Hasanbelli është në pozicion.

90’+5’ Tre goditje këndi radhazi për bardheblutë, mbrojtja dhe portieri i Erzenit largojnë çdo rrezik në zonën e vogël.

90′ Jepen 7 minuta shtesë.

89’ Harkime radhazi në zonën e Erzenit, por portieri Hasanbelli kontrollon me lehtësi çdo gjë.

85’ Selmani merr vendin e Osmanllarit në minutat e fundit në radhët e Erzenit.

83’ Migone në të majtën lëshon një gjuajtje të fortë, Lika grushton mbi traversë. (VIDEO)

82’ Meçja nga e majta gjuan në portë por gjen një devijimi të Likës e më pas sfera prek traversën e dhe del jashtë. (VIDEO)

80’ Zeka del nga fusha e lojës duke i bërë vend Kacbufit te Erzeni.

80’ Predhë e Qefalijës nga jashtë zonës, Hasanbelli grushton e mbrojtja largon rrezikun. (VIDEO)

78’ Kaina me të majtën tenton portën e shijakasve, por Hasanbelli grushton duke larguar rrezikin. Më pas vjen një gjuajtje ballore që kontrollohet nga portieri. (VIDEO)

77’ Qefalija merr vendin e Lushkjes në radhët e bardhebluve.

70’ Osmanllari harkon në zonë drejt Mihanës, gjuajtja e këtij të fundit grushtohet nga Lka i cili shpëton portën. (VIDEO)

68’ Maliqi i lë vendin në fushë Migone në radhët e Erzenit.

60’ Shehi largon nga fusha e lojës Micin, në vështirësi të dukshme, për të aktivizuar Përgjonin.

58’ Maliqi ka mundësinë të shënojë me një gjuajtje nga e majta në zonën e Tiranës, por Najdovski devijon sferën duke e dërguar jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

56’ Lushkja harkon në zonë, Hila dhe Kaina nuk ia dalin të devijojnë para Hasanbelli. (VIDEO)

52’ Gjyqtarja Rusta i fal Micit kartonin e dytë të verdhë, teksa nuk e ndëshkon për një mbajtje nga fanella të Zekës, duke akorduar vetëm faull. (VIDEO)

51’ Mici ndal në mënyrë të parregullt Maliqin dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim të trefishtë te Tirana. Hasani, Doka dhe Jonuzi marrin vendin e Latifit, Haxhiut dhe Hoxhallarit.

45’+3’ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Erzenit.

45’+2’ Në vijimin e goditjes nga këndi, është përsëri Latifi i cili devijon lehtë duke çuar topin në duart e Hasanbelli. (VIDEO)

45’+1’ Harkime radhazi në zonën ë Erzenit, Latifi gjuan por sheh sferën të devijohet mbi traversë. (VIDEO)

45’ Jepen 3 minuta shtesë.

45’ Mici nga e majta harkon në zonën e Erzenit, portieri Hasanbelli del dhe kontrollon sferën.

43’ Mihana nga e majta niset me shpejtësi drejt zonës e pastaj gjuan, duke dërguar topin jashtë ngjitur me shtyllën e Likës. Por më pas aksioni bëhet i pavlefshëm për një pozicion jashtë loje në momentin e nisjes së sulmuesit. (VIDEO)

40’ Tre goditje nga këndi radhazi për bardheblutë, asnjë nuk finalizohet me një gjuajtje drejt katërkëndorit të miqve.

35’ Najdovski del në ndihmë të sulmit dhe lëshon një gjuajtje të fortë ballore, Hasanbelli devijon sferën duke shmangur golin e barazimit. (VIDEO)

33’ Me thyerjen e një kundërsulmi të vendasve nis një aksion i rrezikshëm i Erzenit, i finalizuar me një gjuajtje të Mihanës që devijohet jashtë. (VIDEO)

32’ Maliqi krijon panik në prapavijën e Tiranës pas një rivënie anësore, teksa shfaqet para Likës dhe mundohet ta mposhtë me një diagonale, por sfera shkon jashtë. (VIDEO)

29’ Përsëri Mihana shfaqet në zonë nga e djathta e sulmit të miqve, Hoxhallari bllokon gjuajtjen e tij.

27’ Mihana niset në kundërsulm drejt zonës bardheblu, Lulaj me një ndërhyrje vendimtare ndal vrullin e tij duke i larguar sferën nga këmbët.

25’ Lushkja harkon mirë në zonë nga e djathta,. pro askush nuk ia del të devijojë para portës shijakase.

21’ Hoxhallari ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të parregullt për të ndalur një kundërsulm të shijakasve me Zekën.

17′ GOOOL ERZENI! Aksion i shpejtë i skuadrës shijakase me topin që kalon nga e majta në të djathtë, ku një gjuajtje kthehet në asist për Maliqin i cili me një kthesë të shpejtë e çon topin në rrjetë. VIDEO

11’ Latifi insiston në krahun e tij të godasë drejt portës, por bllokohet në mënyrë perfekte nga Sadiki.

8’ Goditje dënimi e Erzenit me Kahrimanoviç i cili harkon në zonë, Lika nuk ia del të mbajë brenda kufijve një devijim të mbrojtësve bardheblu që rrezikuan edhe autogolin. (VIDEO)

6’ Bardheblutë janë ata që tentojnë të rrezikojnë me dyshen Abazaj-Kaina nga e djathta, por për momentin shijakasit nuk lejojnë hapësira.

1′ Nis dueli në “Selman Stërmasi”.

FORMACIONET ZYRTARE

TIRANA: Lika, Haxhiu, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Hila, Najdovski, Lushkja, Abazaj, Kaina, Latifi

Trajner: Orges Shehi

ERZENI: Hasanbelli, Osmanllari, Sadiki, Atanda, Peposhi, Alba, Maliqi, Kahrimanoviç, Zeka, Meçja, Mihana

Trajner: Alfred Deliallisi

Gjyqtare kryesore: Emanuela Rusta

12

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"