VËZHGIM I “PANORAMA SPORT”/ 111 lojtarë në Kombëtare, 34 vijnë nga Italia! Partizani rekord

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2023 | 21:43

VËZHGIM I “PANORAMA SPORT”/ 111 lojtarë në Kombëtare, 34 vijnë nga Italia! Partizani rekord

Një shifër e veçantë dhe me siguri një rastësi. 111 kuqezinj janë veshur me fanellën e Kombëtares shqiptare këtë muaj, duke nisur nga grupmosha U-15 dhe deri te skuadra A. Por si janë të shpërndarë gjithë këta lojtarë dhe ku luajnë kryesisht?

kombetarja

“Panorama Sport” ka bërë një vëzhgim bazuar në listat e lojtarëve që së fundmi kanë publikuar trajnerët përkatës për çdo grupmoshë: Silvinjo, Bushi, Bulku, Behari dhe Dama. Rezulton se numri më i lartë është nga kampionatet vendës, ndërkohë më pas vjen Italia. Shohim një rënie të dukshme të lojtarëve që luajnë në Greqi, teksa kuqezinj gjen në çdo anë të botës, nga Amerika, Koreja e Jugut, Emirate Arabe apo edhe në shtete të Europës si Anglia, Gjermania, Çekia, Rumania apo Polonia.

SHQIPËRI-ITALI- Edhe pse numri më i lartë i futbollistëve janë nga kampionatet vendëse, Kombëtarja A aktualisht nuk ka të përfshirë asnjë lojtar në listë. Por, në total nga të gjitha grupmoshat janë 39 lojtarë që janë të angazhuar me fanellën kuqezi. Shpresat dhe Kombëtarja U19 kanë në gjirin e tyre nga 10 futbollistë, ndërsa 8 të tillë i ka U-17 dhe 12 janë te Shqipëria U-15 e Armand Damës.

01

Për të kaluar te shteti fqinj i Italisë, ku renditet në vendin e dytë për numrin e lojtarëve, që moshat kuqezi, por edhe ekipi i parë furnizohen. Plot 34 futbollistë vijnë nga Italia, 8 në Kombëtaren A dhe kryesisht mbrojtës dhe mesfushorë. Dhjetë lojtarë janë tek U-17, ndërsa pjesa tjetër e shpërndarë te Shpresat apo grupmoshat e tjera. Interesant është edhe fakti që janë dy që portierë luajnë për Interin, Alain Taho dhe Simon Lleshi.

02

ANGLIA- Një trend në rritje është edhe toka angleze. Janë 6 lojtarë të angazhuar me ekipet kombëtare, që sot luajnë në ishull. Nga portieri Strakosha në Premier Ligë, Pajaziti i Shpresave te Fulhami U21 dhe Mateo Dashi te moshat e Kristal Palas. Po ashtu një dyshe e re te Sauthemptoni, Bajrami-Lleshi, të dy në rolin e mesfushorit.

MESFUSHORË NË GJERMANI- Nëse kërkon mesfushorë, do t’i gjejmë në Gjermani. Të gjithë njohin Klaus Gjasulën që prej vitesh luan aty, por kuqezinj janë veshur edhe Tim Civeja, Enis Shabani dhe Arlind Rexhepi, tre lojtarë të Kombëtares U-21. Te moshat e Darmshtadit luan edhe Eraldo Karaj. E bukura e kuqezinjve është se të gjithë janë mesfushorë.

03

TËRHEQJE NGA GREQIA Të gjithë e dimë sesa shqiptarë jetojnë në Greqi dhe sa futbollistë luajnë në shtetin fqinj. Më parë, në grumbullimet e ekipeve kombëtare ka pasur një numër të lartë të lojtarëve që vinin nga atje, teksa sot, nga 111 futbollistë, vetëm 4 luajnë në Greqi.

Nuk dihet pse FSHF-ja në politikat e saj të skautimit është tërhequr disi nga përfshirja e më shumë lojtarëve shqiptarë nga Greqia, duke e ditur edhe numrin e lartë të tyre që aktivizohen në nivele të ndryshme të kampionateve.

KRISTI SEJATLLARI  – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"