Vendim surprizues nga ana e pilotit të famshëm të Moto GP, jep dorëheqjen nga garat në mes të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 14:09

Vendim surprizues nga ana e pilotit të famshëm të Moto GP, jep dorëheqjen nga garat në mes të sezonit

Andrea Doviciozo do të tërhiqet nga Moto GP, pas garës së San Marinos në shtator. Ky është vendimi i pilotit italian, i cili pas 14 vitesh në nivelet më të larta të garave me motorë, ka vendosur që ta mbyllë përfundimisht këtë cikël.

04-andrea-dovizioso_lg76685.gallery_full_top_fullscreen

Këtë lajm e ka bërë me dije vetë 36-vjeçari me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku është shprehur se ka ardhur koha që të tërhiqet përfundimisht nga kjo aventurë e bukur që ka kaluar, por që marrëdhëniet e tij me këtë sport do të vazhdojnë të jenë të njëjtat.

 

Në 245 gara ai ka fituar 15 dhe ka arritur 62 podiume. Pengu i tij më i madh sigurisht do të mbetet titulli i humbur në vitin 2017, ku e humbi vetëm në garën e fundit përballë Mark Markezit.

Për pjesën e mbetur të sezonit, “Yamaha” do ta zëvendësojë Doviciozon me pilotin britanik, Kal Kratçlou.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"