Vazhdon turi i trajnerit të Kombëtares, Silvinjo takime me Balliun e Baren në Spanjë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2023 | 15:26

Vazhdon turi i trajnerit të Kombëtares, Silvinjo takime me Balliun e Baren në Spanjë

Ndeshja e 12 tetorit me Çekin në “Air Albania” ka shumë rëndësi për kombëtaren shqiptare, në mënyrë që të realizohet misioni, kualifikim në finalet e “Euro 2024”.

silvinjo-zabaleta

Për të qenë gjatë gjithë kohës në kontakt, por edhe për të parë nga afër ecurinë dhe gjendjen e lojtarëve të Kombëtares, trajneri i kuqezinjve, Silvinjo, ka zhvilluar takime pune në fundjavën e shkuar me dy lojtarët e Kombëtares, Ivan Balliu dhe Keidi Bare. Sipas FSHF-së,  trajneri ka udhëtuar drejt Spanjës së bashku me ndihmësin e tij, Pablo Zabaleta, ku fillimisht janë ndalur në Madrid për të ndjekur ndeshjen Rajo Vajekano-Majorca, që mbaroi me rezultatin 2-2 dhe ku mbrojtësi shqiptar Balliu luajti për 90 minuta.

Pas ndeshjes, Sylvinjo dhe Zabaleta janë takuar me mbrojtësin kuqezi që luan me Vajekanon dhe kanë diskutuar për formën e tij dhe për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares në muajin tetor ndaj Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Më pas, dy teknikët kanë udhëtuar drejt Barcelonës, ku janë takuar me mesfushorin Keidi Bare, i cili aktivizohet me Espanjol dhe kanë diskutuar gjithashtu me të për anagazhimet e ardhshme të Kombëtares në kualifikueset e “Euro 2024”.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij ka zhvilluar një tur takimesh gjatë javëve të fundit me lojtarët e Kombëtares në kuadër të përgatitjeve për grumbullimin e radhës që do të nisë më 8 tetor 2023.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"