Vajnaldum: Mbapenë e kam si vëlla, por Holanda do të kërkojë hakmarrjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2024 | 17:56

Vajnaldum: Mbapenë e kam si vëlla, por Holanda do të kërkojë hakmarrjen

Xhorxhinjo Vajnaldum thotë se Holanda do të luajë për fitore ndaj Francës, pavarësisht faktit se këta të fundit janë ekip i fortë dhe e kanë mundur 2 herë në eliminatore. SITUATA- “Ka një harmoni të shkëlqyer mes lojtarëve të këtij grupi. Të rinjtë janë përshtatur mirë me më të vjetrit.

wijnaldum-georginio-2024-the-netherlands-1718097493-139079

Sigurisht që në kompeticione të tilla duhet pritur për të parë se si do të shkojmë. Në fund të fundit janë rezultatet ato që vlejnë dhe asgjë tjetër. Atmosfera është shumë pozitive, por duhet që të punojmë për të marrë rezultatet dhe për ta treguar këtë në fushën e lojës”.

ROLI NË EKIP- “Të gjithë më pyesin se si ndihem unë si një lojtar veteran. Në fakt nuk e shoh në këtë prizëm. Unë thjesht jam vetvetja dhe jam me fat që djemtë më pranojnë për atë që jam. Nuk duhet të bëj asgjë ekstra, por thjesht të ndihmoj ekipin aty ku mundem. Kjo është ajo që kam bërë gjithmonë në fakt”.

FRANCA- “Është një sfidë e rëndësishme dhe e madhe për ne. Ne luajtëm edhe në eliminatore kundër tyre dhe për fat të keq i humbëm të dyja ndeshjet. Aty mund të kuptoni se çfarë cilësie kanë ata si skuadër. Por në Europian është ndryshe. Ne duhet të tregojmë veten tonë dhe të besojmë deri në fund. Duam hakmarrje”.

MBAPE- “Mendim im për të është ai që të gjithë kanë në këto momente. Mbape është lojtari më i mirë në botë për momentin. Ajo që ai bën në fushën e lojës flet vetë. Kur isha në Paris kaloja shumë kohë me të, edhe jashtë fushës së lojës. Kishim një miqësi të shkëlqyer dhe kemi pasur kontakte edhe pas largimit tim. Tani do të nisë një aventurë të re edhe ai. Jam i lumtur për të. Shpresoj që Mbape të zbresë në fushën e lojës sepse është një sfidë e bukur”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"