Uzuni merr vendimin për të ardhmen, sulmuesi bie dakord me klubin për çdo skenar. Nëse vjen oferta e duhur…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2023 | 0:07

Uzuni merr vendimin për të ardhmen, sulmuesi bie dakord me klubin për çdo skenar. Nëse vjen oferta e duhur…

Uzuni ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin e Granadës. Surpriza e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë spanjolle, ku ka arritur që të shënojë 22 gola dhe të mbajë ekipin e tij në vendin e parë në renditje, ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit për çdo skenar të mundshëm.

uzuni

Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë Granadës, Myrto ka rënë dakord për të trefishuar pagën që merr aktualisht, e cila shkon mbi gjysmë milioni euro. Por jo vetëm pjesa e pagës, teksa futbollisti i Kombëtares shqiptare ka një dakordësi me klubin edhe për largimin nga Andaluzia.

Çdo gjë do të varet nga verdiktet që do të vendosen në fundin e kampionatit, ku do të kushtëzoheshin shumë gjëra. Nëse ngjitja e Granadës nuk do të realizohej, futbollisti ka premtimin e klubit për të lehtësuar largimin e tij nëse vjen një ofertë mbi 10 milionë euro.

Nëse ngjitja në “Primera Divizion” arrihet atëherë situata financiare do të ndryshojë dhe realiteti do të ishte shumë ndryshe. Paga e lojtarit do të trefishohet dhe më pas do të shqyrtohen edhe ofertat e mundshme që do të vijnë në drejtim të sulmuesit.

Uzuni është golashënuesi më i mirë në ligë dhe ka zhvilluar një sezon fantastik dhe siç është raportuar, skuadra e Seviljës e ka si prioritet në listën e saj të afrimeve në merakton e verës dhe nëse Uzuni bën gati valixhet, destinacioni i tij i mundshëm duket se do të jetë Sançez Pizhuan.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"