Urim special nga Koreja e Jugut, Jasir Asani: Superiorja është një kampionat ku luajnë 10 skuadra dhe në fund fiton… Partizani 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2023 | 18:43

Urim special nga Koreja e Jugut, Jasir Asani: Superiorja është një kampionat ku luajnë 10 skuadra dhe në fund fiton… Partizani 

Partizani fitoi titullin e 17-të në histori, teksa e mbylli kampionatin me pikë të barabarta me Tiranën, por për shkak të bilancit pozitiv në derbi, “Demat e Kuq”, arritën të kurorëzoheshin.

Asani-Partizani

Nuk kanë munguar urimet speciale për këtë sukses të arritur nga skuadra e Kolelës. Ndër të parët që zgjodhi të uronte Partizanin për këtë titull kampion ishte Jasir Asani. Nëpërmjet një statusi në faqen zyrtare në “Facebook”, nga Koreja e Jugut, ish-sulmuesi i të kuqve shkroi:  

“Urime ekipi kampion! Superiorja është një kampionat ku luajnë 10 skuadra dhe në fund fiton Partizani”, shkroi Asani.  

Jasir Asani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"